Video ku një punëtor i një fabrike në Amristar të Indisë është rrahur për vdekje nga punëdhënësi i tij është bërë viral në internet. Në video duken pamjet e tmerrshme, ku punëtori Ram Singh i lidhur me kokë poshtë, rrihet barbarisht me një shufër hekuri nga punëdhënësi Jaspreet Singh, në fabrikën ku ai punonte, pasi dyshohej se ai kishte kryer një vjedhje.

Filmimi i videos e cila zgjat 34 minuta është bërë nga dëshmitarë, të cilët nuk bënë agjë për ta shpëtuar punëtorin e varur nga rrahja makabre. Ndonëse pamjet e tmerrshme janë shpërndarë gjithandej në internet, zyra e punës së këtij shteti, është përgjigjur për mediat indiane se nuk kishte dijeni për incidentin në fjalë.

Megjithatë ndaj punëdhënësit Jaspreet Singh ka nisur procedimi penal  edhe pse  ende nuk ka asnjë të arrestuar. Rastet e dhunës në Amristar të Indisë janë të shpeshta.