Indi, vrau 160 persona në metro
ekzekutohet agresori i sulmeve
Mohammed Ajmal Qasab, i vetmi militant i mbijetuar i grupit terrorist përgjegjës për sulmet e Mumbait më 26 nëntor të 2008-s është ekzekutuar. Ai ishte anëtar i grupit militant pakistanez, Lashkar-e-Taiba. Lajmi konfirmohet nga ministri i Brendshëm i Indisë, Sushil Kumar Shinde.
INDI - Mohammed Ajmal Qasab, i vetmi militant i mbijetuar i grupit terrorist përgjegjës për sulmet e Mumbait më 26 nëntor të 2008-s është ekzekutuar. Ai ishte anëtar i grupit militant pakistanez, Lashkar-e-Taiba. Lajmi konfirmohet nga ministri i Brendshëm i Indisë, Sushil Kumar Shinde.
Qasab kishte tmerruar së bashku me një tjetër bashkëpuntor duke qëlluar në stacionin qendror të metrosë së qytetit duke vrarë 60 njerëz. Gjithashtu, edhe në disa hotele luksoze dhe në një qendër kulturore hebraike mbetën të vrarë më shumë se 100 dhe u plagosën më shumë se 300 persona.
“Të gjithë oficerët policorë dhe stafi që humbën jetën e tyre në luftë kundër terroristëve, sot kanë marrë drejtësinë e duhur”, tha minsitri i brendshem indian.
Qasab u dënua me vdekje në gushtin e kaluar nga Gjykata e Lartë indiane. Ai kishte kërkuar edhe faljen e dënimit nga presidenti Indian Pranab Mukherjee 5 nëntorin e kaluar, kërkesë që iu refuzua.
Marrëdhëniet diplomatike u trazuan kur India fajësoi Pakistanin për sulmet e kryera nga grupi terrorist Lashkar-e-Taiba me bazë në Pakistan.
Pas mohimeve të para, Pakistani pranoi se sulmi ishte planifikuar pjesërisht në territorin e saj dhe që Qasab ishte një qytetar pakistanez. Lidhjet janë përmirësuar gradualisht që nga atëherë.
Ekzekutimi i Qasab-it vjen pas dënimit të parë me vdekje në Indi të një personi që u var në qytetin lindor të Kalkutës në vitin 2004 i dënuar për përdhunimin dhe vrasjen e një nxënëse.
(lc/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
49.9%
-
E gabuar
40.9%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 6013
Lajme të tjera
-
KAS e rrëzoi sërish, Berisha: Merr urdhra nga Edi Rama
23 Mars, 14:54
-
Balla i përgjigjet Berishës: Një gjë të mirë po bën Këlliçi për fushatë që s’po të shfaq ty! T’i duhet të jesh para drejtësisë për abuzimet me energjinë
23 Mars, 14:53
-
Vizita në Britani të Madhe/ Rama takim me kryetarin e Kuvendit
23 Mars, 14:50
-
Veliaj nderohet me titullin ‘Qytetar Nderi’ i Gostivarit: Krenar të kontribuoj për këtë qytet
23 Mars, 14:43
-
Dy gola në transfertë, Shqipëria U-19 fiton në Maltë
23 Mars, 14:41
-
Rama në Londër, intervistë për BBC Radio: Stop përdorimit të shqiptarëve për politikë të brendshme
23 Mars, 14:39
-
Berisha përplaset me Ulsi Manjën: Intrigant, firmose inceneratorët! Ministri: Ata të tytë firmosën Gërdecin
23 Mars, 14:38
-
Inceneratorët/ Berisha në Kuvend: Ahmetaj ndër përgjegjësit kryesor por Edi Rama është përgjegjësi kryesor
23 Mars, 14:37
-
Zyrtare: UEFA fillon hetimet kundër Barcelonës, rrezikohet përjashtimi nga Champions League
23 Mars, 14:27
-
Me ftesë të Begajt, presidenti i Austrisë vizitë treditore në Shqipëri! Do të pritet me ceremoni shtetërore
23 Mars, 14:24
-
Dosja 'Gërdeci'/ Shtyhet sërish seanca paraprake për Mediun! GJKKO s'pranon familjarët e viktimave si palë në çështje
23 Mars, 14:21
-
Zgjedhjet vendore, sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së mbërrin nesër në Tiranë, pritet të takohet me Begajn, Ramën e Xhaçkën
23 Mars, 14:18