India lëshon raketën me rreze
të gjatë, reagon Kina

India lëshon raketën me rreze <br />të gjatë, reagon Kina
DELHI - Rindizet gara e armatimeve në Azi. India ka kryer një lëshim eksperimental të suksesshëm të një rakete ndërkontinentale me rreze 5000km, një distancë që përfshin Kinën, Rusinë dhe pjesë të Europës lindore.

I menjëhershëm reagimi i Pekinit. India është paralajmëruar që të “mos e mbivlerësojë forcën e saj” nëpërmjet një editoriali në gazetën qeveritare Global Times. Artikulli nënvizon se Kina zotëron një arsenal bërthamor “më të madh dhe të besueshëm” dhe se pavrësisht se raketa e lëshuar mund të arrijë në territorin kinez “India bën mirë që të mos tregohet arrogante në mosmarrëveshjet që ka me Kinën”. Dy vendet fqinje akoma nuk e kanë zgjidhur një mosmarrëveshje që kanë për kufirin, gjë që në vitin 1962 I çoi në një luftë të përgjashkshme, por fatmirësisht të shkurtër.

Projekti Indian për raketën Agni-V ka nisur që në vitin 1997 dhe me suksesin e kësaj prove India hyn në grupin e vogël të vendeve që zotërojnë raketa balisitke ndërkontinentale. Vendet e tjera janë SHBA, Kina, Rusia, Britania e Madhe, Franca dhe Izraeli.

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje