Festivali i dritave, festë tradicionale indiane, është sjellë mbrëmjen e djeshme në kryeqytet nga Indian Spirit Group.
Diwali, që organizohet çdo vit në Indi, shoqërohet me festime madhështore, këngë dhe valle indiane, ushqime tradicionale aziatike apo tatuazhe me këna.
Të gjitha këto erdhën për herë të parë në Shqipëri me inicativën e grupit të kërcimit Indian Spirit Group, që sollën në një nga restorantet e Tiranës atmosferën e kulturës aziatike.
Balerinat të veshura me sari dhe me pikën e kuqe në ballë, kërcyen pa u lodhur nën ritmet e muzikës indiane, me koreografi të Fabian Sadikut.
Menaxherja e Indian Spirit Group, Adelajda Gorica tha se shqiptarët kanë shprehur gjithnjë interes ndaj kulturës aziatike e diçka e tillë u vu re edhe mbrëmjen e djeshme.
Grupit të valltareve iu bashkuan në pistën e vallëzimit fëmijë e të rritur të të gjitha moshave, duke krijuar një atmosferë vërtet të këndshme.
FOTO

FOTO të tjera
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO të tjeraRedaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)