Indikatorët e zhvillimit të Shqipërisë e të Kosovës tashmë do të mund të krahasohen me indikatorët e vendeve të tjera të rajonit. Platforma “Indikatorët e Zhvillimit”, e prezantuar në Tiranë nga Instituti për Demokraci e Ndërmjetësim dhe Instituti për Demokraci për Zhvillim, përmban mbi 200 indikatorë në 4 fusha; ekonomi, qeverisje, shteti ligjor e siguria dhe zhvillimi shoqëror. Platforma ka për qëllim informimin e publikut rreth performancës së 6 vendeve të Ballkanit; Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Bosnjes, Maqedonisë e Malit të Zi. Informacioni për indikatorët mblidhet nga 6 organizata partnere me bazë në këto vende.