Indonezi, 6 të vdekur, dhjetra 'të varrosur' nën dhe' nga shembja e minierës së arit

Indonezi, 6 të vdekur, dhjetra 'të varrosur' nën dhe' nga shembja e minierës së arit

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë të bllokuar nga rrënojat të një miniere ari të paligjshme që u shëmb në Indonezi të martën.

Rreth 19 minatorë janë të bllokuar në brendësi të minierës, autoritetet janë shprehur se nuk ka shumë shpresa që minatorët të jenë akoma gjallë.Përpjekjet e shpëtimit në zonën e largët në ishullin e Sulawesi Indonesia u penguan nga terreni i pjerrët dhe kushtet e paqëndrueshme të tokës. 

"Ne jemi duke gara kundër kohës," tha zyrtari lokal i agjencive të emergjensës, Abdul Muin Paputungan. "Aksionet për shpëtimin e minatorëve vazhdojnë por janë shumë të rrezikshme edhe për ekipet e shpëtimit... Ne kemi dëgjuar të paktën tre njerëz që kërkojnë ndihmë dhe ne po përpiqemi t'i nxjerrim ato dhe t'i furnizojmë me ujë dhe ushqim në mënyrë që ata të mund të mbijetojnë" vijoji Abdul Muin Paputungan

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?