Indonezi, burg dhe gjobitje për çdo marrëdhënie seksuale jashtë martesës

Indonezi, burg dhe gjobitje për çdo marrëdhënie seksuale jashtë martesës

Në pak ditë, Indonezia Islamike mund ta shndërronte çdo formë marrëdhënie seksuale jashtë martese në një "krim" të dënueshëm me burg dhe gjobitje. Pak rëndësi ka nëse seksi të jetë konsensual.

Projektligji i ri, i destinuar të hidhet në votim brenda një jave me mundësi të forta të aprovimit, është vetëm një nga më domethënësit ndryshime të kodit të vjetër penal të kolonialistëve hollandezë.

Miliona njerëz me prejardhje të ndryshme sociale janë të alarmuar nga masat e reja.

“Ushtria e shkelësve ligjorë” do të përfshijë jo vetëm të rriturit por edhe adoleshentët, 40 përqind e të cilëve - sipas një studimi të OJQ-së Instituti për Reformën në Drejtësi Penale - "janë angazhuar në aktivitete seksuale paramartesore ". Për të mos përmendur homoseksualët e të dy gjinive që me ligj nuk mund të martohen.

Për shkelësit që "jetojnë së bashku si burrë e grua" dënimi mund të jetë me burgim deri në gjashtë muaj ose një gjobë "maksimale" prej 10 milion rupi (700 euro), paga mesatare e tre muajve për një indonezian .

Midis risive të rregullave të reja penale, do të ketë edhe arrest "maksimal" prej katër vjetësh për gratë që kanë abortuar, përveç në rastet e urgjencës mjekësore ose përdhunimit.

Ndërsa për të huajt që vijnë për të vizituar Indonezinë dhe bëjnë seks pa u martuar, autoritetet premtojnë të bëjnë një sy të verbër. "Pa problem" - siguroi kryeministri Taufiqulhadi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI