Bilanci i viktimave nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut që kanë goditur Sumatran në Indonezi është rritur në 631, ndërsa një milion persona janë evakuuar. Kështu ka deklaruar agjencia për menaxhimin e katastrofave, sipas AFP. Agjencitë qeveritare dhe organizatat humanitare po nxitojnë të sjellin ndihma për të prekurit, ndërsa ekipet e shpëtimit po kërkojnë 472 persona që ende konsiderohen të zhdukur.

Ndërkohë, bilanci i viktimave nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Sri Lanka ka arritur në 410, sipas Qendrës së Menaxhimit të Fatkeqësive. 336 persona të tjerë rezultojnë të zhdukur pas një jave me reshje të dendura shiu. Sipas të dhënave, më shumë se 1.5 milionë persona janë prekur nga katastrofa natyrore më e rëndë që ka goditur vendin që prej cunamit të Oqeanit Indian në vitin 2004.