Indonezi, ndërpritet bashkëpunimin
ushtarak me Australinë

Indonezi, ndërpritet bashkëpunimin<br />ushtarak me Australinë
Indonezia ka pezulluar çdo formë të bashkëpunimit ushtarak me Australinë duke u shprehur se ka shumë gjëra që kanë nevojë të përmirësohen përpara se ky bashkëpunim të rinis sërish.
 
Zyrtarë  të ushtrisë indoneziane janë shprehur se ndërprerja e bashkëpunimit ka ardhur prej disa arsyesh teknike dhe si pasojë shumë aktivitete, përfshirë këtu edhe stërvitjet e përbashkëta janë prekur prej pezullimit të marrëdhënieve.
 
Ndërkohë mediat indoneziane kanë lajmëruar se ndërprerja e bashkëpunimit mes forcave ushtarake ka ardhur si pasojë e gjetjes së disa materialeve ofenduese në një bazë australiane.
 
Australia ende nuk ka reaguar për këtë çështje, por mediat raportojnë se pritet që bashkëpunimi mes dy forcave ushtarake të fillojë së shpejti, sapo zyrtarët ushtarak australian të marrin masa për atë çfarë ka ndodhur.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf