Një ballkon në ndërtesën e bursës në qytetin e Xhakartas në Indonezi është shembur ditën e sotme duke plagosur së paku 80 perona. Pamje dramatike të kapura nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin kur një ballkon u rrëzua në bursën indoneziane.

"Ne jemi duke hetuar shkaqet e kolapsit, por është përjashtuar terrorizmi: nuk ishte një bombë", tha zëdhënësi i policisë indoneziane.

Shumë nga të plagosurit mësohet se janë studentë të universitetit nga Palembarg në qytetin e Samatra.

Ndërtesa, e ndërtuar në fund të viteve 1990, është pjesë e një kompleksi me dy kulla, ku kanë janë edhe zyrat e Bankës Botërore dhe Korporatës Financiare Ndërkombëtare.
indonezi
(Ballkoni i shembur në Xhakarta)

indonezi te plagosurit


Redaksia Online 
A.Gj/Shqiptarja.com