Të paktën 27 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi në një fabrikë fishekzjarrësh në Indonezi. Zjarri ndodhi rreth orës 09:00 lokale, në një kompleks industrial në Tangerang, në perëndim të kryeqytetit Xhakarta.
/Shqiptarja.com
"Ne jemi ende duke evakuuar viktimat", tha shefi i policisë Tangerang, Kota Harry Kurniawan për AFP. Ndërkohë, zjarri është vënë nën kontroll, por numri i saktë i viktimave ende është duke u konfirmuar.
"Ka 103 punëtorë në total duke punuar për këtë fabrikë", tha Nico Afinta, drejtor i krimeve të përgjithshme në Policinë e Xhakarta, për një TV të Indonezisë.
Ai tha se 43 vetë ishin plagosur dhe po trajtoheshin në tre spitale dhe se ishin gjetur mbetjet e 23 viktimave. Një zyrtar i qeverisë vendore i tha Metro TV se fabrika kishte qenë në veprim vetëm për gjashtë javë.
d.c./shqiptarja.com









