Vullkani më i madh në Java ka shpërthyer. Raportohet se nuk ka asnjë humbje jete, por shtëpi të rrezikuara.
Vullkani në malin Semeru të Indonezisë ka shpërthyer, duke nxitur evakuimin e banorëve në ishullin kryesor të vendit, Java. Deri më tani nuk është raportuar asnjë i lëndua, por janë evakuuar 2.000 persona janë evakuuar nga zona në afërsi të vullkanit. Autoritetet e vendit kanë paraljmëruar banorët që vullkani ka arritur në nivele më të larta dhe për të mos rrezikuarjetën nga përshkallëzimi kanë ngritur nivelin e paralajmërimit nga vullkani në nivelin më të lartë, që do të thotë se aktiviteti vullkanik është përshkallëzuar.
Banorëve u është bërë thirrje që të qëndrojnë të paktën 8 kilometra larg vullkanit, pasi “valë të nxehta” të llavës po vazhdojnë të derdhen nga Semeru.
“Ngritja në nivelin katër të rrezikut nënkupton se shtëpitë e banorëve janë në rrezik”, tha një zëdhënës i Qendrës së Vullkanologjisë dhe Gjeologjisë së Indonezisë.
Për shkak të shiut dhe hirit vullkanik, nga fshatrat përreth janë evakuuar 1.969 persona, tha Agjencia Kombëtare për Fatkeqësi e Indonezisë.
Kjo agjenci tha se janë prekur gjashtë fshatra. Pas shpërthimit të vullkanit, Japonia lëshoi paralajmërim për cunami në ishujt e saj në jug.
Vullkani Semeru nisi shpërthimin në orën 02:46, sipas kohës lokale. Indonezia gjendet në “Unazën e Zjarrit”, ku ndeshen dy pllaka tektonike dhe vendi shpesh përballet me tërmete dhe ka aktivitet të lartë vullkanik.
Semeru – i njohur edhe si Mali i Madh – është vullkani më i lartë në Java, pasi gjendet në 3.676 metra lartësi dhe është një prej vullkaneve më aktiv. Vitin e kaluar ky vullkan shpërtheu, duke lënë të vdekur të paktën 50 persona.