Indonezi - Punonjësit e emergjencës dhe ushtarët, po vazhdojnë ende të kërkojnë për viktima dhe po evakuojnë banorët pas shpërthimit të majës së malit Rokatenda në ishullin indonezian të Palues në fundjavë.
Agjencia Kombëtare e gjendjes civile tha se gjashtë persona janë lënduar dhe më shumë se 3 mijë veta janë larguar nga fshatrat brenda tre kilometrave nga krateri i vullkanit në Palue, rreth 2 mijë km në në lindje të Xhakartës.
Nga shpërthimi i vullkanit ditën e shtunë mbetën të vrarë pesë njerëz ndërsa dy të tjerë, të cilët janë të zhdukur mendohen se kanë vdekur.
Agjensia indoneziane e vullkaneve ka lëshuar statusin e gatishmërisë së lartë që kur vullkani shpërtheu në tetor të vitit të kaluar.
Autoritetet kanë përgatitur çadra të përkohshme në qytetin e Maumere për banorët që janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në afërsi të kraterit.
(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com