Indrit Milaqi, djali i artë i picave në zemër të Firences me të cilin krenohen kolegët e tij

 Indrit Milaqi, djali i artë i picave në zemër të Firences me të cilin krenohen kolegët e tij

A doni të njihni vërtetë djemtë dhe vajzat e mira qoftë edhe të një qyteti të vogël si Shijaku? Pak ditë më parë ju prezantuam me doktoreshë Sonia Kërtallin që në Gjermani lufton për të gjetur një formulë që shkatërron kancerin rezistent ndaj ilaçeve, pastaj ju folëm për Brunilda Cullhajin, “magjistaren” IT që nga Italia ka fituar një projekt të KE për Mjedisin. Ndërsa sot me Indrit Milaqin, picier në restorantin “Borgo Antico” në Firence do ju tregojmë se si e vlerësojnë punëdhënësit e tij publikisht në rrjetet sociale duke e prezantuar.

“Dhe ja Indriti ynë, një nga kolonat mbajtëse të Borgo Antico. Prej më shumë se 10 vitesh në staf mund të thotë se ka kaluar e parë shumë. I famshëm për picën e tij të veçantë dhe simpatinë. Një njeri i artë, gjithnjë me buzëqeshjen në buzë, që edhe në momentet më të vështira di të qetësojë gjithë stafin tonë. Të duam shumë Indrit”. Shprehen kolegët e tij.

Si Indriti janë të pafund shembuj të djemve dhe vajzave që na nderojnë me punën e tyre kudo dhe përditë. Mediat, fatkeqësisht merren gjithnjë me shembujt negativë, por ata janë dhe mbeten pak, shumë pak në krahasim me armatën e jashtëzakonshme të njerëzve punëtorë dhe të mirë. Ja si Indrit Milaqi.

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Man. United fiton 4-2 me përmbysje ndaj Sheffield dhe merr 'vizën' evropiane

VIDEO/ Man. United fiton 4-2 me përmbysje ndaj Sheffield dhe merr 'vizën' evropiane