Industria e lëkurës, peshë të
rëndësishme në eksportet shqiptare

Industria e lëkurës, peshë të<br />rëndësishme në eksportet shqiptare
TIRANË - Sektori i industrisë kryesisht në degët e industrive nxjerrëse, përpunuese dhe energjia elektrike, janë kryesorët që ndikojnë në tregtinë e jashtme të mallrave me produktet lëkurët me produktet e tyre, veshjet dhe produktet e metaleve bazë.

Këto degë prodhuese zënë vendin kryesor në eksportet në periudhën 2011-2014, vlerën më të madhe të eksporteve ndërsa për importet janë ndërmarrjet që operojnë në sektorin e tregtisë, përfshirë dhe tregtitë me pakicë, me shumicë, si dhe tregtia e riparimi i automjeteve.

Në vitin 2014, ndërmarrjet që operojnë në sektorin e industrisë zinin 83,0 % të vlerës së eksporteve, me një rritje prej 21,4 %, krahasuar me vitin 2011. Në importe ndërmarrjet në sektorin e tregtisë zunë 54,9 % të vlerës totale, me një rritje prej 8,3 % krahasuar me vitin 2011.

Në 2014, ndërmarrjet e mëdha zunë 60,4 % të vlerës së eksporteve të ndërmarrjeve në sektorin e industrisë, kurse SME-të zinin 84,3 % të vlerës së eksporteve të ndërmarrjeve që operojnë në sektorin e tregtisë.

Në importe, ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme zënë 50,2 % të vlerës së importeve, ku mbi 80% e zinin ndërmarrjet në sektorin e tregtisë.
Nisur nga lloji i produkteve të eksportuara, vihet re se në periudhën 2011-2014, ndërmarrjet në sektorin e industrisë zënë pjesën më të madhe të produkteve industriale të eksportuara.

Ndër produktet industriale më të eksportuara ishin lëkurët dhe produkte prej lëkure, veshjet dhe produktet e metaleve bazë. Krahasuar me vitin 2011, vjet u vu re se pesha e këtyre produkteve u rrit ndjeshëm dhe për lëkurët dhe produkte prej lëkure ishte 26,0 %, me rritje 41,0 %, për veshjet 24,3 %, me rritje 26,5 %, ndërsa u vu re rënie e peshës së eksporteve me 2,4% për produktet e metaleve bazë, që ishte 14,2 %.

Vjet ndërmarrjet në sektorin e industrisë importuan 32,4 % të produkteve industriale, ose 5,1% më shumë se në vitin 2011. Produktet më të importuara ishin produktet ushqimore dhe ato kimikate dhe produkte kimike. Në vitin 2014 pesha e këtyre produkteve ishte për produktet ushqimore” 11,1 %, me rritje 7,4 % ndaj 2011, për “Kimikate dhe produkte kimike” është 7,8 % me rritje 19,4 % ndaj 2011. Vjet u ul me 12,1% pesha e koksit dhe nënprodukte të rafinerisë së naftës, që zuri një peshë prej 13,1 % ndaj totalit të importeve./atsh/
  
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Skandali te Onkologjiku, mjekja Dollenberg: Shokuese, bluzat e bardha s’mund të bëjnë pazar me pacientët me kancer

Skandali te Onkologjiku, mjekja Dollenberg: Shokuese, bluzat e bardha s’mund të bëjnë pazar me pacientët me kancer