Infantino në krye të FIFA, President 
Duka: Italo-zvicerani zgjedhja e duhu

Infantino në krye të FIFA, President <br />Duka: Italo-zvicerani zgjedhja e duhu
TIRANË - Gianni Infantino është zgjedhur Presidenti i ri i FIFA-s deri në 2019 pas triumfit që siguroi përballë sheikut nga Bahreini Salman Al-Khalifa. Italo-zvicerani nuk e pati shumë të lehtë triumfin, pasi fitoren e siguroi në raundin e dytë me 115 vota përballë 88 të sheikut të Bahreinit. Në raundin e parë asnjëri nga kandidatët nuk mundi që të siguronte 2/3 ose 138 vota, pasi Infantino mori 88 vota, Al Khalifan 85 dhe për princi Ali 27 dhe 7 të tjerë për Jerome Champange, ndërsa Tokyo Sexëale u tërhoq nga gara.

Në raundin e dytë Infantino mbylli gjithçka duke siguruar 115 vota nga 104 që i nevojiteshin, Salman Al Khalifa nuk mori më shumë se 88 vota, për Princin e Jordanisë votuan 4 federata, ndërsa për Jerome Champange në raundin e dytë  nuk e dha votën asnjë anëtar i FIFA-s. Kështu FIFA nga dita e sotme ka një President të ri pas skandaleve të njëpasnjëshme që tronditën imazhin e qeverisë së futbollit botëror me Sep Blater në krye,i cili qëndroi për 17 vjet. Ajo që ndodhi me Blater ishte një mësim i mirë për FIFA-n, e cila në Kongres realizoi edhe disa ndryshime statusore, ndër të cilat parashikohet që presidenti i ri nuk mund të zgjidhet më shumë se në tre mandate.

Cili është Infantino?
Gianni Infantino ka lindur në vitin 1970 në qytetin Brig, në jug të Zvicrës nga prindër italianë me origjinë nga Kalabria. Presidenti i ri i FIFA-s, i 9 në historinë e qeverisë së futbollit botëror është diplomuar në jurisprudencë dhe flet rrjedhshëm anglisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht dhe italisht. Nga viti 2000 punon për UEFA-n, në sektorin e të drejtave ligjore dhe licencave të për klubet. Nga 2009 është emëruar sekretar i përgjithshëm i UEFA-s. Infantino është një personazh i njohur, pasi prej vitesh drejton shortin e Champions League dhe Europa League.

Duka-Infantino
Pas zgjedhjes së Infantinos në Kongresin e 65, Presidenti i FSHF, Duka ka shkrepur një foto me zviceranin duke e ulur dhe cilësuar si zgjedhur e duhur, teksa voton për krahun e djathtë të Platini e kishte deklaruar më parë hapur. Objektivi i shqiptarëve është pranimi i Kosovës në FIFA dhe në UEFA dhe një gjë të tillë Armand Duka e beson se do të ndodhë në muajin Maj të 2016 në të dy Kongreset. “Ishte zgjidhja e më e mirë, një njeri i cili vjen nga brenda futbollit dhe besoj se do ta ndihmojë FIFA-n për të dalë nga kjo gjendje”tha ai.


Redaksia Online
(E.Ç./shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari i kampionatit nga java e 8-të deri në javën e 12-të

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari i kampionatit nga java e 8-të deri në javën e 12-të