Presidenti i ri i FIFA-s, Gianni Infantino shprehet i vendosur për një reformë të thellë në qeverinë e futbollit botëror për të rikthyer imazhin e dikurshëm pas skandalit të korrupsionit të viteve të fundit që sollën edhe largimet e Blatter dhe Platini.

“Pas besimit tani më duhet të punoj për të zbatuar reformat dhe zhvilluar futbollin në drejtimin e duhur. Duhet të bëjmë maksimumin cdo ditë, për të treguar se jemi seriozë, duhet të dëfrehesh, por edhe punosh me seriozitet”shprehet ai.

Presidenti i ri i FIFA-s e nisi punën duke organizuar një ndeshje miqësore me disa nga yjet e dekadës së fundit Andrey Shevcenko, Luis Figo, Clarenc Sedorf. 


d.b/shqiptarja.com