Infektimi me COVID pas marrjes së dozës së parë të vaksinës, mjeku shqiptar: Është normale! Trupit i duhet 28 ditë të krijojë mbrojtje

Mjeku shqiptar, Genc Kapxhiu në Itali tha se është normale që një person të infektohet pavarësisht se mund të ketë marrë dozën e parë të koronavirusit. Në një intervistë në Report Tv, ai u shpreh se ka pasur një rast edhe në Itali në zonën e Lombardias. Sipas tij, trupit të njeriut i duhet 28 ditë që të krijojë mbrojtjen ndaj koronavirusit, por sërish duhen respektuar masat si mbajtja e maskës apo higjiena pasi asnjë pre vaksinave nuk ka një efektivitet prej 100 %.

"Personeli shëndetësor që ka bërë vaksinën ndërkohë që kanë kaluar COVID ka pasur një rikthim të simptomave të përgjithshme kur ishin infektuar, por vetëm për pak ditë. I vetmi trajtim që kemi bërë është trajtimi me inflamatorë për të ulur simtpomat. (...)

Ky lajm është mëse normale pasi nuk ka ndodhur vetëm me atë por edhe me kolegë të tjerë. Në Lombardi ka ndodhur. Brenda 21 ditësh duhet të bëjmë dozën e dytë. Duhet 21 ditë që trupi të reagojë. Duhet më saktë 28 ditë që ne të kemi imunitetin e duhur. Është normale që në këto raste të ndodhë infektimi pa krijuar mbrojtjen. E vetmja rrugë që duhet ndjekur, është mbrojtja duhet të vijojë edhe pas 30 ditësh, pra higjiena, mbajtja e maskës. 5% nuk të mbulon vaksinimi" - tha Kapxhiu.

Duke folur për situatën në Itali mjeku shqiptar shprehet se ka pasur rritje gjatë dy javëve të para të të shtruarve dhe të infektuarve në vend, kjo për shkak edhe të festave të fundvitit. Ai thotë se në fund të janarit dhe në javët e para të shkurtit pritet që të ulen rastet.

"Ishte normale që prisnim një rritje të numrit të të infektuarve me COVID në Itali sepse duke pasur parasysh festat që kaluan gjatë dhjetorit. Shpresojmë që nga fundi i muajit të ulet numri i infektimeve pasi kemi filluar dhe vaksinën, personelin shëndetësor thuajse e kanë bërë të gjithë, edhe dozën e dytë. Ne po shohim që numri i urgjencave me COVID është ulur krahasuar me dy javët e para të janarit. Efektet e vaksinës i dimë shumë mirë. Një gjë shumë e mirë është që nuk kemi efekte anësore, nuk kemi pasur asnjë rast që të tregojë se pacientët ose personeli shëndetësor të ketë pasur probleme me vaksinën" - tha Mjeku.

Ndërkohë që në Shqipëri është vënë re një rritje e numrit të të infektuar në radhët e të rinjve, mjeku shqiptar në Itali tha se edhe atje po ndodh e njëjta gjë. Ai tha se shumica e të rinjve nuk paraqesin problematika të mëdha pas infektimit.

"Të katërt mutacionet e koronavirusit në Itali, ne nuk kemi pavarësisht një rasti të një çifti në Lombardi. Nuk kemi raste të tjera. Për momentin nuk dimë se çfarë të themi. Të vetmen që kemi mundësi të studiojmë është literatura e vendeve të huaja. I vetmi rast që kemi pasur komplikim të një 30-vjeçari, i prekur nga sëmundjet e tjera, ai ndërroi jetë. Moshat e reja janë shumë të prekura. Për fat të mirë pa komplikime" - tha mjeku.

Gjithashtu mjeku foli dhe për mungesën e vaksinave në Itali ku edhe në vendin fqinj duket se ka vonesa në dorëzimin e tyre.

"I vetmi problem që kemi pasur është mungesa e dorëzimit të dozave sipas planit sanitar të vaksinimit. Edhe në rajonin e Toskanës kemi pasur mungesa në dorëzimin pasi numri i vaksinimeve që kemi bërë, nëse ne do i kishim të përfunduar dozën e parë. E vetmja arsye se pse kemi mungesa është sepse Pfizer ka bërë një mungesë të dorëzimeve si në Itali dhe në Europë" - tha mjeku.

Shqipëria shënoi këtë të mërkurë rastin e parë të riinfektimit me COVID edhe pas marrjes së dozës së parë të koroanvirusit. Bëhet fjalë për mjekun e njohur Pëllumb Pipero i cili rezultoi pozitiv pavarësisht se kishte marrë dozën e parë më datë 11 janar.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja