Infektohet me COVID ministri Niko Peleshi, karantinohet në banesë: Kam simptoma të lehta 

Infektohet me COVID ministri Niko Peleshi, karantinohet në banesë: Kam simptoma të lehta 

Niko Peleshi

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është infektuar me COVID-19. Lajmin e ka bërë vetë me dije ministri Peleshi i cili shkruan se më gjithë kujdesin që ka treguar, dje ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Peleshi bën me dije se fatmirësisht ka simptoma të lehta dhe se është karantinuar në banesë.

‘Me gjithë kujdesin e treguar gjatë gjithë ketyre muajve, dje pas testit rezultova pozitiv me COVID-19.

Fatmirësisht kam simptoma të lehta dhe jam karantinuar në banesë nga ku po ushtroj në distancë detyrat.

Kohëzgjatja e pandemisë na i bën të vështirë përqendrimin e përditshëm kundrejt masave, por duhet të bëjmë durim edhe pak.’- shkruan Peleshi.

Situata e COVID në vendin tonë prej ditësh ka qenë shqetësuese, pasi është regjistruar një numër i lartë infektimesh. Një ditë me parë Ministria e Shëndetësisë raportoi se nga 3485 testime të kryera kanë rezultuar pozitiv me COVID 953 persona dhe 12 persona kanë ndërruar jetë.

Po ashtu gjatë konferencës për mediat ditën e sotme kryeministri Edi Rama, tha se në ditët në vijim do të ketë shtrëngim të masave për të parandaluar përhapjen e COVID.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?