Infermeri mori 40 mije lekë, filmohet
e shkarkohet/Debati në komision

Infermeri mori 40 mije lekë, filmohet<br />e shkarkohet/Debati në komision<br /><br>
Një infermier u filmua dje duke i kërkuar dhe marrë nën dorë 40 mijë lekë një pacienti, për ta futur pa radhë dhe pa asnjë dokumentacion në një operacion për heqjen e perdes së syrit në spitalin francez që ndodhet në mjediset e QSUT-së në Tiranë.

Emisioni “Stop” publikoi dje pamjet e fshehta se si qytetari në fjalë këtë problem me syrin e tij e bisedoi fillimisht me infermierin Ylli Cora, i cili e informoi atë për pagesën (40 mijë lek), dhe përmes tij qytetari takoi mjeken Eneda Rustemi. Ai ia doli të kryejë ndërhyrjen menjëherë falë pagesës nën dorë tek infermieri.

mjeku

Momenti kur infermieri merr paratë 

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manstirliu, njoftoi se për këtë rast janë marrë masa urgjente dhe që dje është pezullur mjekja, si dhe është shkarkuar infermieri i rastit në fjalë. 

Lajmin ministrja e dha në Komisonin parlamentar të Ekonomisë qi ishtë mbledhur sot për të diskutuar buxhetin e vitit 2018 për sektorin e shëndetësisë.

VIDEO/Emisioni "Stop", momenti kur infermeri merr ryshfetin 

Një debat i ndezur u regjistrua në këtë komision ndërmjet deputetit demokrat Agron Shehaj, kryetarit të komisionit Erjon Braçe dhe ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastriliu.

E pyetur nga Shehaj se sa vizita mjekësore falas ishin zhvilluar deri tani, manastirliu u përgjigj me mëdyshje dhe tha se duhet t’i verifikonte shifrat pasi nuk ishte përgatitur për këtë temë, duke qenë se komisioni do të diskutonte politikat shëndetësore.

Rreth 280 mijë të realizuara deri në shtator-tetor, janë qytetarë të cilët kanë bërë kontrollin mjekësor falas, duhet t’i verifikoj, nuk jam përgatitur, bëhet fjalë gjatë 9-mujorit të parë”, - u shpreh ministrja.

Dua të kuptoj sa do kushtojnë këto kontrolle deri në fund të vitit. Unë shikoj rrezikun që mund të na shkojnë më shumë. Pyetja tjetër është, janë bërë disa emërime të drejtorëve për spitale kohët e fundit, për të cilat qeveria ka shpallur edhe konkurse, është angazhuar, ka bërë konkurse, ka harxhuar para publike. Janë ftuar qytetarët të marrin pjesë dhe në fund janë zgjedhur si zakonisht, në Shkodër një kandidat i Partisë Socialiste. Janë rikonfirmuar të njëtët që ishin, që diheshin që ishin pranë qeverisë socialiste. A është e hijshme të harxhojmë paratë e buxhetit për të bërë të njëtat emërime që bëheshin edhe më përpara?” – pyeti Shehaj.

Në këtë pikë reagoi kryetari i komisionit Erjon Braçe, i cili tha se  “jemi mbledhur për politikat shëndetësore, për këtë mund të sqaroheni me deputetin me shkrim, me gojë, ose në seancë plenare, në interpelancë, por jo këtu, atje”.

“Më habit fakti që kryetari nuk lejon ministren të përgjithet” – replikoi Shehaj.

“Fatkeqësisht kështu është” – tha Braçe.

“Fatkeqësia kjo është që ju drejtoni komisionin e ekonomisë” – ju përgjigj Shehaj.

Duke përcjellë rastin e publikuar dje në një emision investigativ, Shehaj vijoi: “Rasti tjetër është ai i një qytetari që i këkrohet 400 mijë lekë për të hyrë në operacion".

Shehaj bën një lapsus në këtë pikë: "Kjo është qeveria falas?".

"Qeveri falas nuk ka", - ja kthen Braçe.

"E kisha për shëndetësinë, se dihet që qeveri falas nuk ka", - vijoi Shehaj.

Kemi marrë masa dhe është pezulluar mjekja dhe është shkarkuar direkt i infermieri. Po rivlerësojmë të gjithë sistemin brenda këtij shërbimi” – bëri të ditur ministrja Manasterliu.

“Nuk ishit në dijeni?” – e pyeti Shehaj.

“Unë e dënoj, dhe të gjithë ata do të shkojnë në organet kompetente” – qe përgjigja e ministres socialiste.

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari