226 profesionistë të shkencave mjekësore teknike janë punësuar në procesin e fundit të përzgjedhjes në portalin “Infermierë për Shqipërinë”. Në një shkrim në rrjetet sociale, kryeministri Rama shprehet se ky proces është i orientuar drejt meritokracisë, transparencës dhe mundësive të barabarta.
“Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë se 226 profesionistë të shkencave mjekësore teknike janë punësuar gjatë procesit të fundit të përzgjedhjes në portalin “Infermierë për Shqipërinë”, një proces i orientuar drejt meritokracisë, transparencës dhe barazisë së mundësive për të gjithë profesionistët e shëndetësisë, ju uroj një javë të mbarë!”, shprehet Rama.












Komente
Komento