Infermieria e Partizanit e mbushur plot, para ndeshjes me Laçin u shtuan dy dëmtime

Infermieria e Partizanit e mbushur plot, para ndeshjes me Laçin u shtuan dy dëmtime

Partizani në ndeshjen me Laçin

Partizani koleksionoi të mërkurën fitoren e katërt rradhazi në minutat shtesë, teksa këtë herë përballë ishte Laçi. Ndonëse kampionët në fuqi po njohin rezultate të mira infermia është plot. Madje para ndeshjes me kurbinasit u shtuan edhe dy dëmtime të tjera.

Bëhet fjalë për kapitenin Alban Hoxha, i cili ka problem me shpatullën dhe mbrojtësin Kocijan, i cili pritet të mungojë rreth dy djavë dhe të dy futbollistët humbën sfidën me Laçin.

Mirëpo Partizani para Hoxhës dhe Kocijan kishte gjithashtu shumë mungesa. Bëhet fjalë për futbollistë të rëndësishëm si Mba, Da Silva, Hadroj dhe Sota. Pavarësisht të gjithave kampionët në fuqi të Superligës pas 11 javësh janë në kuotën e 23 pikëve në vendin e dytë, po aq sa Egnatia e vendit të parë.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen