Infermierja vdes në moshën 95 vjeçare, ja çfarë gjesti bujar bën gruaja për spitalin ku punonte

Infermierja vdes në moshën 95 vjeçare, ja çfarë  gjesti bujar bën gruaja për spitalin ku punonte

foto ilustruese

Një ish infermiere në Trieste, e cila ndërroi jetë pa të afërm pranë, i la të gjitha pasuritë e saj për spitalin e Triestes, ku kishte punuar për gjithë jetën. Maria Bologna ndërroi jetë në moshën 95 vjeçare dhe kishte kursyer plot 600 mijë euro, të cilat ia dhuroi ‘post mortum’ spitalit ku kishte punuar.

Me trashëgiminë prej 600 mijë euro, spitali do të krijojë një dhomë të re të veshjes, do të blejë mobilje dhe pajisje për vendin e ri të imunotransfuzionit dhe për qendrën e vetme të administrimit të ilaçeve kundër tumoreve, si dhe do të modernizojë mensën dhe hyrjen.

Gruaja, siç shkruan tgcom.it, vdiq në vitin 2017, por vetëm pas disa muajsh dhe shumë burokracish, më në fund ndërmarrja spitalore e Triestes arriti të marrë trashëgiminë, duke dhënë detaje për mënyrën e shpenzimit të parave. Projektet që do të kryhen me anën e trashëgimisë së gruas bujare janë futur tashmë në planin tre-vjeçar 2018-2020 për mirëmbajtjen dhe zhivllimin e veprave spitalore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 13/08/2018 18:15

    Askush nuk e di kishte apo s kishte të afërm sepse ju nuk “i mbajtët pishtarin” Por ajo që është e sigurt është se, historia ka treguar se njerëz të tillë me moral kaq të lartë e bëjnë këtë veprim për humanizëm dhe njerëz të tillë ka pak. Këtu përqëndrohuni, tek umanizmi dhe jo direkt ka apo s ka të afërmz

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?