Bosi i mafies së kokainës në Viterbo, shqiptari izolohet në burgun me mbikëqyrje maksimale dhe pa komunikim me askënd! (FOTO)

Bosi i mafies së kokainës në Viterbo, shqiptari izolohet në burgun me mbikëqyrje maksimale dhe pa komunikim me askënd! (FOTO)

Bosi i Ndrangheta-s nga Viterbo, shqiptari i arrestuar në muajin janar si pjestar i një organizate kriminale të tipit mafioz, bashkë me 12 të burgosur të tjerë, u largua nga burgu i Tolmezzo ku ai kishte qenë i izoluar pothuajse për gjashtë muaj, dhe u zhvendos në burgun e Cuneo në seksionin 41. Seksioni 41, është i njohur për mbikëqyrje maksimale, pa komunikim me të burgosur të tjerë dhe me vetëm dy orë leje për ajërosje.

Në dhjetë muajt e fundit, shqiptari Ismail Rebeshi ka ndryshuar tre burgje. Në muajin shkurt ai u transferua në Tolmezzo kurse në muajin gusht u shpërngul për në Cuneo.

Transferimi i disa javëve më parë duket se nuk e ka kapur në befasi Rebeshin por jo avokatin e tij.

"Në kaq shumë vite që e bëj këtë punë - pohon avokati Roberto Afeltra - kurrë nuk kam hasur në diçka të tillë. Kështu që kam bërë ankesë në gjykatën e mbikëqyrjes". 

Pse është transferuar Rebeshi, mbetet një mister edhe për avokatin. 

"Klienti im - thotë Afeltra - nuk ka dënime për krime mafioze. Dhe kjo duhet të jetë e rëndësishme, mbi të gjitha sepse katër muaj më parë gjykatësi hetues i Gjykatës së Cagliari-t i kishte dhënë Rebeshit arrestë shtëpie”.

Rebeshi dhe Giuseppe Trovato konsiderohen dy shefat e shoqatës së tipit mafioz, i cili për më shumë se dy vjet “e ka vënë në zjarr Viterbo-n”.

Të dy, me ndihmën e bashkëpunëtorëve të tjerë, donin kontrollin e qytetit. Rebeshi konsiderohet gjithashtu një nga trafikantët më të rëndësishëm të narkotikëve në Italinë Qendrore.

Mbi të peshojnë dy masa paraprake, njëra e lëshuar nga gjykatësi hetues i Gjykatës së Romës dhe ai i lëshuar në nëntor 2018 nga gjykatësi hetues i Cagliari-t. 

Kush është 35 vjeçari shqiptar i "peshës së rëndë" në trafikun e kokainës?

Sipër një makine ose në pushime, me një iguanë në shpatull dhe puro në dorë. 

Ismail Rebeshi, narkotrafikanti më i madh në Viterbo në Itali, ishte i lidhur me krimin italian dhe atë shqiptar.

 I lindur më 23 maj, 35 vjet më parë, ai ka jetuar gjatë në kryeqytetin e krahinës, në Tuscia.

"Nën mbulesën e dy aktiviteteve në dukje të rregullta, pasi ishte pronar i një klubi nate dhe menaxher i një depoje makinash, ai kishte një rol mbizotërues në trafikun e drogës në qendër të Italisë", nënvizojnë karabinierët që arrestuan shqiptarin.  

Në Viterbo Rebeshin e njihnin me pseudonimin e tij, Ermal. Sipas fqinjëve, "ai lëvizte shpesh gjatë ditës dhe gjatë natës, në të gjitha orët, por ishte një tip që nuk fliste"

Operacioni i koduar "Ichnos" përfundoi me dërgimin e Rebeshit në qelitë e burgut Mammagialla.

Hetimet kanë zbuluar se 35 vjeçari ishte një nga katër furnizuesit kryesorë të bandës sardiniane të udhëhequr nga Sandro Arzu dhe Alessandro Ghisu. 

Arzu dhe Ghisu ishin në krye të grupit më të fortë të dedikuar për trafikun e drogës në Sardenjë. Por ata vepronin gjithashtu në Lazio, Lombardi dhe jashtë saj, falë lidhjeve me Kamorrën, Ndrangheta dhe kriminalitetin e huaj. “Rebeshi furnizonte grupin sardian kryesisht me kokainë, por dhe heroina nuk mungonte" - thekson kapitenia Lucia Dilio. Në vetëm pesë muaj, midis shtatorit 2017 dhe shkurtit 2018, organizata kriminale kishte importuar rreth 85 kg drogë në Sardenjë.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025