Inflacion në nivele të larta/ Lira turke zhvlerësohet në nivel rekord

Inflacion në nivele të larta/ Lira turke zhvlerësohet në nivel rekord

Lira turke

Lira turke ka rënë në nivelin më të ulët ndonjëherë, duke u treguar me 18.40 për një dollar amerikan.

Kjo situatë vjen pasi Banka Qendrore e Turqisë e ka ulur normën e interesit - për herë të dytë brenda muajit - pavarësisht inflacionit të lartë.

Banka në Ankara ka thënë përmes një deklarate se “do të vazhdojë të përdorë të gjitha instrumentet” derisa të arrihet synimi i Qeverisë për inflacion 5 për qind.

Inflacioni turk ka rrëshqitur në mbi 80 për qind në gusht, sipas statistikave zyrtare.

Grupet e pavarura kërkimore besojnë se inflacioni brenda shtetit është dyfish më i madh sesa në shifrat zyrtare.

Banka Qendrore nuk e ka rritur normën e interesit prej muajit dhjetor të vitit të kaluar.

Vendimet e Bankës janë në linjë me teorinë e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan që normat e ulëta të interesit, do të ndikojnë në ulje të inflacionit.

Sasitë e mëdha të importit që paguhen në dollarë kanë pasur ndikim të rëndë në kompanitë e vogla dhe ato të mesme në Turqi prej mesit të vitit 2018, kur lira është përballur me rënie të lirë./REL

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nesër zhvillohet takimi i 4 vjetor i Këshillit Koordinues të Diasporës

Nesër zhvillohet takimi i 4 vjetor i Këshillit Koordinues të Diasporës