Inflacioni në Gjermani arrin në rreth 8 për qind, sa ishte në vitet ’73-’74

Inflacioni në Gjermani arrin në rreth 8 për qind, sa ishte në vitet ’73-’74

Në maj çmimet e konsumit në Gjermani janë rritur aq shumë sa nga fillimi i viteve 1970.

Në muajin maj të këtij viti mallrat dhe shërbimet në Gjermani kushtonin mesatarisht 7.9 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas njoftimeve të Entit Federal të Statistikave në muajin prill niveli i inflacionit ishte ende 7.4 për qind. Kaq i lartë inflacioni kishte qenë për herë të fundit në dimrin e vitit 1973-1974, kur çmimet e naftës u rritën ndjeshëm si rezultat i krizës së parë të naftës.

“Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, sidomos çmimet e energjisë janë rritur ndjeshëm dhe kanë një ndikim të rëndësishëm ndaj shkallës së lartë të inflacionit”, thonë statisticienët.

Krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar çmimet e energjisë në maj u rritën me 38.3 për qind. Po ashtu edhe çmimet e ushqimeve u rritën me rreth 11.1 për qind. Përveç kësaj për shkak të pandemisë së koronës ka pengesa edhe në dërgimin e mallrave për shkak të ndërprerjes së zinxhirëve të furnizimit, gjë që i bën shumë mallra të tjera më të shtrenjta./DW

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK, masë arresti me burg edhe për ish-shefin e krimeve tek Komisariati nr.6 Dedan Gjoni, aktualisht në burg për sigurim kushtesh për vrasje

Operacioni i SPAK, masë arresti me burg edhe për ish-shefin e krimeve tek Komisariati nr.6 Dedan Gjoni, aktualisht në burg për sigurim kushtesh për vrasje