Influenceri çon Manhatan në kaos, fton ndjekësit në shesh për ti dhuruar PlayStation 5 falas! Dhjetra të arrestuar dhe të plagosur

Influenceri çon Manhatan në kaos, fton ndjekësit në shesh për ti dhuruar PlayStation 5 falas! Dhjetra të arrestuar dhe të plagosur

Manhatani u përfshi në kaos pasi një influencer filloi të shpërndante pajisje të playstation 5 në Union Square Park.

Një turmë prej rreth 2,000 vetësh u mblodhën në shesh në pritje të pajisjeve falas të PlayStation 5 nga transmetuesi i famshëm i Twitch, Kai Cenat.

Policia tha se vetë Cenat ishte në mesin e një numri të personave të ndaluar dhe mund të akuzohet për nxitje të trazirave.

Njerëzit u panë duke hedhur fishekzjarre, shishe dhe duke rrëzuar barrikada.

Të rinjtë u mblodhën fillimisht rreth orës 13:00 me orën lokale pasi Cenat postoi në mediat sociale - ku ka më shumë se 10 milionë ndjekës dhe abonentë - se do të shpërndante 300 PlayStations, telekomanda, kompjuterë, mikrofona dhe pajisje të tjerë të lojërave.

Deri në orën 15:00, qindra persona ishin grumbulluar përreth një prej stacioneve më të ngarkuara të trenit të Nju Jorkut.

Ata u ngjitën në makina dhe në çatinë e hyrjes së stacionit të trenit dhe hodhën shishe ndaj oficerëve të policisë

Deri tani 65 persona u arrestuan, mes tyre 30 të mitur ndërsa u plagosën tre policë dhe katër civilë.

S.G/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti