10 të infektuar me koronavirus në Shqipëri/ 3 tek infektivi, 1 në Durrës, 6 vetëkarantinim! ISHP 3500 kite

TIRANE - 10 është numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri, por vetëm 3 prej tyre janë të shtruar në spitalin Infektiv në QSUT, dhe një në spitalin Infektiv në Durrës, rezultate të dala pozitive nga 114 analiza që janë kryer deri më tani në laboratorin e ISHP-së.

6 prej tyre janë familjarë të rasteve të para, babë e bir, ky i fundit konsideruar pacienti zero që erdhi nga Firence e Italisë më 26 shkurt dhe u diagnostifikua me koronavirus më 8 mars.

Ndërkohë dy të tjerët janë raste që nuk lidhen me kontaktet që 28-vjeçari nga Tirana ka pasur dhe që janë gjurmuar nga autoritetet shëndetësore. Njëri, është një 31-vjeçar nga Milano që qëndroi atje një ditë për të vizituar dajën e sëmurë i cili pasi doli pozitiv po merr trajtim mjekësor tek Spitali Infektiv në QSUT, i kthyer tashmë në karantinë pa pacientë të tjerë që nuk kanë lidhje me COVID-19. Ndërkohë që i infektuari tjetër është një pacient në spitalin e Durrësit, për të cilën Task Forca për koronavirusin nuk dha të dhëna të tjera. 

Familjarët e dy rasteve të para, ndodhen të vetëkarantinuar në shtëpitë e tyre, nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të mjekëve dhe në zbatim të rregullave dhe masave parandaluese sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Zv. Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli deklaroi se pritet një rritje e numrit të rasteve duke kërkuar nga qytetarët respektimin rigoroz të urdhrave dhe të masave të përcaktuara nga autoritetet. Ajo tha se është vendosur karantinimi i detyrueshëm për personat si kontakte të ngushtë të rasteve të konfirmuara me COVID-19.

Në laboratorin e ISHP-së aktualisht janë 3500 kite për të bërë analizat që identifikojnë koronavairusin ndërkohë që kapacitetet janë nga 200 deri në 500 teste në ditë.

Autoritetet shëndetësore apeluan për respektimin e kufizimeve në lëvizje, frekuentimin të ambienteve me shumë njerëz, respektimin e masave të higjienës personale: larjen e duarve, respektimin e higjienës respiratore, nëse kollitemi përdorim gropën e bërrylit ose shami letre njëpërdorimshme, të respektojmë distancën një metër pasi infeksioni transmetohet nëpërmjet spërklave, të dezinfektohen sipërfaqet e ambienteve ku qëndrojmë ose punojmë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:55
Drejtoresha e ISHP: Ku ndryshon vetëizolimi nga vetëkarantinimi (VIDEO)

Drejtoresha e ISHP Albana Fiço shpjegoi se çfarë ndodh me personat e infektuar nga koronavirusi dhe ata që janë të dyshuar.

"Pyetja është e saktë dhe ia vlen ta qasim. Vetëizolimi ka të bëjë me persona pozitivë jo të sëmurëv jo me shenja klinike. Në spital ke shenja klinike, je pozitiv . Personat që dolën pozitiv pas dy rasteve të para janë të vetëizoluar. Janë persona që nuk kanë shenja klinike. Vetëkarantinimi ka të bëjë me persona që kanë histori udhëtimi dhe nuk kanë shenja klinike. Nëse ti ke shenja respiratore, ke temperaturë dhe ke qenë në zonat e kuqe vjen këtu. Edhe atyre që nuk kanë histori udhëtimi i bëhet testimi. Në vetëkarantinim ke për detyrë të qëndrosh i izoluar, të përdorësh një dhomë të veçantë", u shpreh Fiço.

Ora 12:51
Zv.ministrja: Nëse arrijmë skenarin më të keq dhe Spitali Infektiv mbushet plot, Sanatoriumi do kthehet në karantinë (VIDEO)

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se Shqipëria është duke u përgatitur për të përballuar situatën me koronavirusin duke menduar skenarin më të keq si në Italinë fqinje të prekur nga COVID-19. Rakacolli tha se nëse do të arrihet në pikën që spitali Infektiv në QSUT të mbushet me pacientë, atëherë është menduar për të kthyer në karantinë edhe spitalin "Shefqet Ndroqi", ose Sanatoriumi siç njihet.

Por megjithatë zv.ministrja tha se aktualisht në spitalin Infektiv janë vetëm 3 të shtruar, dhe pritshmëritë janë që ata të shërohen dhe të lënë spitalin. Kështu - do të vazhdojë një proces zinxhirë  - tha Rakacolli.

"Vetëm 3 të shtruar kemi në të gjithë spitalin Infektiv. Edhe nëse do të mendojmë për skenarin më të keq si në Itali, nëse do të mbushet infektivi, se ata edhe shërohen, ka një qarkullim, do të dalin, do të kemi edhe spitalin "Shefqet Ndroqi", i kemi marrë të gjithë masat. Edhe nëse shkojmë në këtë situatë, nuk do t'i pritet fare kujdesi njerëzve të tjerë. Do kemi shtretër të ndarë nga ana që kanë COVID-19", tha zv.ministrja Rakacolli.

Nga kjo deklaratë lihet të kuptohet se Sanatoriumi nuk do të jetë vetëm për të prekurit e mundshëm me COVID-19, por edhe më të sëmurë të tjerë, të cilët do të qëndrojnë në dhoma të veçanta, të ndara nga ambientet ku mund të qëndrojnë të infektuarit.

Zv.ministrja nuk iu përgjigj pyetjes së gazetarit të Report TV, Arsen Rusta, se sa shtretër ndodhen në dispozicion për shtrimin e personave me koronavirus. Ajo nuk dha një shifër, por u shpreh se çdo skenar i mundshëm është në gjendje të përballohet.

"Sistemi është në gjendje është për të pritur numrin që mund të pritet, duke diskutuar edhe mbi rastet që ka pritur Italia, se e njëjta shpërndarje është", tha zv.ministrja.

Ora 12:49
Bratja: Ndiqni të gjitha rregullat për ta fituar SA MË SHPEJT betejën me koronavirusin, se që do ta fitojmë është e sigurt! (VIDEO)

Ndjekja me rigorozitet të rregullave dhe këshillave të dhënë nga specialitet e OBSH-së, ndihmon që të për ta fituar më shpejt betejën me koronavirusit,  pasi për shefin e Urgjencës, Skënder Brataj është e sigurt që do fitohet. Ai ka ripërsëritur apelin për të ruajtur higjienën personale dhe të shmangin vendet ku ka grumbullime të mëdha me njerëz.

"Është normale dhe fizioligjike. Është detyra jonë të informojmë. Nuk fshihemi, a do të ketë shtim të numrit? Patjetër që do të ketë, sepse po e kalon gjithë bota. Jemi në kushte e fillimit të një epidemia, ose pandemie botërore. A ka sëmundshmëri, kemi dhe të panjohurën e këtij virusi që po merremi duke studiuar ose duke marrë studime të kolegëve tanë në gjithë vendet e botës. Ajo që dua t'u them njerëzve është që është 3-fishuar numri në 127. Nga studimet, 80% e njerëzve nuk shfaqin simptoma. Ajo pjesë njerëzve që shfaqin simptoma, mbi 90% të rasteve kurohet në shtëpi. Këtë periudhë  kemi pasur gripin, a kemi pasur 400 vizita, i kemi pasur por nuk ia kemi vënë emrin koronavirus., Jemi në të njëjta kushtet. Mund t'i përgjigjemi vetëm me bashkëpunim. Ka një shpërndarje të shpejtë, ka. Ai mund të parandalohet? Gjithsecili të rrijë në shtëpinë e vetë dhe të kryej gjërat e domosdoshme. Nuk duhet të na ndodhi që të mos shkojmë në sport, në kinema, por duhet të jemi të ndërgjegjshëm. Atë që bëri bota, ta bëjmë ne, e ndaloi Kina, u izolua dhe në fund të muajit mendohet se do të dalë nga gjendja, i mori masat Italia. Filloi izolimi i Italisë. Nuk ka rrugë tjetër. Duhet të fillojmë nga mirëkuptimi që të izolohemi. Për fatin e mirë nuk përhapet nëpërmjet ajrit, por nëpërmjet spërklave, distanca një m. As unë nuk e di nëse jam infektuar, një nga politikanët ishte infektuar në Itali. Është një betejë që të gjithë se bashku duke ndjekur rregullat se kështu fitohet sa më shpejt beteja, se është e sigurt që fitohet se të gjitha statistika e kanë thënë që 97% e kanë fituar, por është kur do ta fitojmë. Sa më mirë t'u përgjigjeni apelit tona, aq më mirë. Trajtimi jo në spital, se veç faktit do të gjejmë një radhë të pafundme dhe mund ta marri aty. Prandaj do t'ju lutesha që të gjitha këto këshilla të ndiqen me rigorozitet. Do të mblidhet komiteti që do të informohen për masat e reja. Nuk ka mjekim dhe nuk ka një mjekim për ata që kanë dalë pozitiv me koronavirus. Ka mjekim simptomatik. Higjena, ajrimi i ambienteve, qëndrimi në distancë, izolimi në dhomë, përdorimi i lëngjeve dhe vitaminave këto janë masat që këshillohen nga OBSH dhe mjekë të urgjencës", tha Brataj 

Ora 12:45
Rakacolli: Karantinimi i detyrueshëm i rëndësishëm...Ka panik të madh por rrinë në kafe ngjitur me njëri-tjetrin! (VIDEO)

Mira Rakacolli, zv.ministre e Shëndetësisë tha se vetëkarantimi në shtëpi është i domosdoshëm në këtë situatë, për të shmangur përhapjen e infeksionit.

"Karantinimi i detyrueshëm është shumë i rëndësishëm sepse shmang kontaktet e këtyre njerëzve dhe ndalon sëmundjen të përhapet. I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të zbatojnë me rigorozitet masat e specialistëve. Të kufizojmë transportin publik, të evitojmë ndenjjen ne ambiente të grumbulluara. Shmangni daljet e panevojshme nga shtëpia. Shmangni ambientet ku mund të rrihet shumë ngushtë. I kemi të gjitha strukturat për ta përballuar. Ka panik të madh, dhe nuk është sjellja në përputhje me këtë panik. Nëpër kafene mblidhemi ulemi afër me njëri-tjetrin", tha Rakacolli.

Ora 12:40
Drejtoresha e ISHP: Jemi në gjendje ta përballojmë situatën, pasi të përdorni facoleta hidhini në koshë me kapakë të mbyllur (VIDEO)

Albana Fico, Drejtore e Institutit të Shëndetit Publik tha se në këtë institut janë të gjitha kapacitetet për të përballuar situatën e koronavirusit. Ajo bëri një apel të përsëritur për masat e higjienës personale.

"Larjen e duarve më shumë se 20 sekonda, përdorimin e dezinfektantëve, respektimin e higjienës respiratore, përdorimin e facoletës, pas kollitjes dhe teshtimave dhe pasi e përdorim ta hedhim në kosh me kapakë të mbyllur. Të zbatojmë rregullin e distanimit social, por të gjithë jemi të informuar që një nga mënyrat e përhapjes janë spërklat në kontakte direkte dhe jo e ajrit", tha Fico.

Ora 12:35
Shkon në 10 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri (VIDEO)

Rritet numri i personave të infektuarve me koronavirus në Shqipëri.

"Deri sot janë testuar 114 raste të dyshuar, prej të cilëve vetëm 10 janë pozitiv. Ato që kanë qenë dje babë e bir, 6 që janë konakte të këtyre të sëmurëve dhe dy raste të reja të palidhura me këto raste. Një që është i shtruar në Infektiv dhe ka një histori udhëtimi në Milano një ditor, dhe një në spitalin e Durrësit", bëri me dije ministria e Shëndetësisë. 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 10/03/2020 17:41

    Jo politik e dhjer kur populli thoshte ndaloni udhetimet e personave linjat ajrore se bet tani fryhini ne byth se sdo i ndaloni robt te dalin nga shpia te rin pa pun ca arritet me kokefortesin virusi hyri vendi futet ne karantin totale ekonomia prap grop.

    Përgjigju
  • Miri: 10/03/2020 14:58

    A ka ndonje mundesi qe te publikohen keto emra te te semureve apo te vendbanimit apo te itenerarit qe kane ndjekur? Eshte me se normale ne kete situate. Keshtu gjithsecili ka mundesi te vlereseoje rrezikun nda te cilit ka qene i ekspozuar pa e ditur dhe te marre masa apo te kerkoje ndihme

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 10/03/2020 13:25

    Ne durres ne reanimacion,tani qe po shkruaj ,jane 2 te intubuar me analize pozitiv.

    Përgjigju
  • Vlore: 10/03/2020 13:13

    Ngrihu Enver të shkaterruane Shqipërinë qe e deshe aq shumë! Ta semurene popullin qe e deshe me shume së vetja! Ngrihu Envere djali!

    Përgjigju
    • Une: 11/03/2020 05:56

      O Enver qe Shqiperine e "doje" aq shume saqe vrave gjithe ato qe e donin pak me shume se ti. WTF 2020

    • TONI TIRANE: 10/03/2020 17:34

      @VLORE NE KOHEN E ENVERIT KETO NUK ISHIN DHE BOTA SKISHTE VIRUSE TE TILLA.

    • Anti-Kafsha: 10/03/2020 14:40

      Enveri ishte ne lufte me vete shqiptaret . Sa te vrare te burgosur , te internuar kemi pas 45 vite .

  • Kafsha: 10/03/2020 12:58

    Asnjë vote më qelbesires qe ka pergjegjesi direkte! Asnjë vote me qelbesires qe nuk mbylli kufijte më parë! Asnjë votë më qelbësirës!

    Përgjigju
    • une: 11/03/2020 05:58

      Fajin se ka Rama. Fajin e kane rob si ti qe duan me shume Ramen se veten.

    • TONI TIRANE: 10/03/2020 17:43

      O KAFSHE! Po si e ka Edi pergjegjesine. Eshte perhapur ne tere boten o shpellar. Shko izolohu dhe zhduku nga syte kembet

    • TONI TIRANE: 10/03/2020 17:34

      O KAFSHE, SE TI NJERI NUK JE. SI KA PERGJEGJESI EDI ? AI E SOLLI EDHE KETE? ESHTE NE TERE BOTEN DHE SPO I GJEJNE DERMANIN. TE SHPLAKTE KORONA O KAFSHE

    • Vuuuuvuu: 10/03/2020 16:54

      Po kujt do ja japim voten... basheeessassas ..... mut mut

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mesazhi i Krishtlindjes nga Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani: Kremtimi i lindjes së Krishtit gjallëron shpresën e triumfit të dritës mbi errësirën

Mesazhi i Krishtlindjes nga Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani: Kremtimi i lindjes së Krishtit gjallëron shpresën e triumfit të dritës mbi errësirën