Shqipëria ka një renditje me shumë se mesatarja për sa i takon informacionit që bankat disponojnë rreth kredimarrësve. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, në indeksin nga 1 deri në 8, Shqipëria renditet në nivelin 6. Ky indeks mat sasinë dhe cilësinë e informacionit të disponueshëm përmes regjistrave të kredive, qofshin këta publikë apo privatë, për të lehtësuar vendimmarrjen në kredidhënie. Renditja e Shqipërisë është në të njëjtin nivel me vende si Bosnja, Kroacia, por, në rajon shembujt më të mirë vlerësohen Serbia dhe Maqedonia, të vlerësuara nga BB në nivelin 7 nga 8 shkallë të mundshme.
/Shqiptarja.com










