Informaliteti/Ahmetaj:Janar-gusht u
regjistruan 30% biznese më shumë

Informaliteti/Ahmetaj:Janar-gusht u<br />regjistruan 30% biznese më shumë
Edhe në ditën e tretë të shtatorit e njëkohësisht të nisjes së aksionit kundër informalitetit, shumë prej bizneseve në kryeqytet vazhdojnë ti kenë qepenat të mbyllura. Prej 1 shtatorit kur nisi ky aksion bizneset kanë zgjedhur të mbyllin dyert pasi deri më tani nuk kanë qenë taksapagues të rregullt.

Por pavarësisht mbylljes së qepenave, duket se ky aksion ndaj informalitetit ka qënë tejet pozitiv pasi ka ndikuar në rritjen e numrit të bizneseve që janë rregjistruar në Qëndrën Kombëtare të regjistrimit. Kjo është pranuar edhe nga vetë ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj i cili gjatë një inspektimi në zonën e 21 dhjetorit në Tiranë deklaroi se shuma e taksave të mbledhura është rritur ndjeshëm.

"Të dhënat janë që ditët e para shumë shpresë-dhënëse por një të dhënë mund ta jap drejtpërsëdrejti për të treguar se sa seriozisht e kanë marrë sipërmarrja, qytetarët dhe administrata operacionin kundër informalitetit. Sipas të dhënave operative të kompanive të kasave fiskale, nëse deri më para një jave shisnin gati 200 kasa në muaj, sot ka raste që shesin dhe 300 kasa në ditë. Pra, dimensionet janë jashtëzakonisht shumë shpresëdhënëse"- tha Ministri

Aksioni kundër informalitetit ishte një aksion i njoftuar që herët nga qeveria.

"Informaliteti është gangrenë në ekonominë shqiptare. Informaliteti është në qendër të varfërisë, është shkaku kryesor i varfërisë, është shkaku kryesor madje dhe i  krimit dhe është shkak kryesor I pabarazisë. Lufta kundër informalitetit sjell më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit, sjell më shumë shërbime për qytetarët, më shumë rrugë për qytetarët, më shumë paga të rritura për sektorin privat apo sektorin publik dhe më shumë investime publike, më shumë rritje pensionesh. Pra, kjo është një betejë në mbështetje të konsumatorit.

Në thelb, kjo është një betejë e cila, e filluar nga qeveria, ka synim të mbështesë konsumatorin dhe qytetarin. Ne jemi në mbrojtje të qytetarit të thjesht. Ne jemi në mbrojtje të këtyre qytetarëve këtu të cilët konsumojnë në nevoja të përditshme dhe janë në themel të transparencës fiskale."-shtoi ministri Ahmetaj në fjalën e tij



 
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Zyrtarë të Ambasadës së SHBA takohen me kreun e AMP, Sulejmani: Mirënjohje për mbështetjen e dhënë

Zyrtarë të Ambasadës së SHBA takohen me kreun e AMP, Sulejmani: Mirënjohje për mbështetjen e dhënë