Informaliteti, Basha: Si mund të
besohet Rama kur "është i pastreh"

Informaliteti, Basha: Si mund të<br />besohet Rama kur "është i pastreh"
Lideri i opozitës e ka nisur me paragjykim fushatën e qeverisë për të luftuar informalitetin. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se, qëllimi nuk mund të jetë i besueshëm pasi vetë kreu i qeverisë ka fshehur pasurinë.
 
"Sa i besueshëm mund të jetë kur flet për informalitetin dikush që ka fshehur pasurinë e tij prej vitesh, duke deklaruar 3 mijë euro pasuri e duke u shpallur i pastrehë. Kjo edhe pse pasuria e tij prej favoreve ndaj klienteles është e njohur nga i madh e i vogël. Kur predikon kundër informalitetit përfituesi më i madh prej tij, çorba është e prishur. Kërbaç për të pamundurit, shkelje syri për miqtë, kjo është e vetmja që pritet prej tij”, shkruan Basha në Facebook.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën