Informaliteti në ekonomi, Cani:
Kush shkel ligjin ndiqet penalisht

Informaliteti në ekonomi, Cani:<br />Kush shkel ligjin ndiqet penalisht
Pas një shtatorit, kur nis edhe aksioni i qeverisë kundër informalitetit, bizneset në shkelje të ligjit do të parballen me masa që shkojnë nga gjobat, te konfiskimi e deri te ndjekje penale. Në një bashkëbisedim me gazetarët, Ministri i Financave Shkëlqim Cani theksoi se qeveria është e vendosur të zbatojë deri në fund ligjin, duke nisur nga bizneset e mëdha te ato të voglat.

"Ne do të kërkojmë zbatimin e ligjit. Në qoftë se ligji thot në qoftë se për herë të parë konstatohesh që je pa kupon do të gjobitesh me 50 mijë lek, herën e dytë shtohet edhe elementi i konfiskimit dhe herën e tretë keni ndekje penale si duhet. Pra a është një lajmërim, një bashkëbisedim, një mirëkuptim, një dëshirë e mirë nga ana e qeverisë që të gjitha bizneset të vogla dhe të mëdha ti kthehen ligjit për arsye se e kemi seriozisht” , - tha Cani.

Cani shpjegoi se gjatë fazës së deritanishme të operacionin, nga 500 punonjësit në terren të tatimeve, janë kontaktuar 45 mijë biznese, dhe se të dhënët e grumbulluara flasin për nivele alarmuese evazioni.

Një e treta e biznesit është e pafiskalizuar. Ka probleme me fiskalizmin ndërsa po të përfshijmë edhe atë pjesë të mos lëshimit të kuponit tatimor etj, informalitetin ne e çmojmë që është në nivelet e 50%”, - tha Cani.

Duke u ndalur te mosrealizimi i të ardhurave buxhetore, Cani argumentoi se një prej shkaktarëve kryesorë është ulja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare. Sa për rënien e dukshme të të ardhurave nga akciza e cigareve, Cani tha se kjo i detyrohet rritjes me 30% të përdorimit të duhanit vendas. 

Pjesa dërrmuese e kësaj mungese të të ardhurave po e themi prej 3 miliardë lekë minimumi vetëm aksizë dhe është nga zëvendësimi i importit të cigreve me prodhim vendi. Po të marrim vetëm duhanin edhe sikur ne ti mblidhnim pa taksat nga duhani, por mendoni që ne në fshat gjithmonë e kemi pas problem në mbledhjen e taksave ne do të mblidhnim gjys për gjys të 3 miliardëshit” – tha më tej Cani.

Kreu i financave gjithashtu siguroise se përgatitjen e paketes fiskale per vitin 2016 nuk do të ketë rritje taksash.

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin

‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin