Informaliteti, Rama "mek" deputetët
e opozitës: Pse burgu për ç'a është?!

Informaliteti, Rama e opozitës: Pse burgu për ç'a është?!">
TIRANË - Një pjesë e fjalës së kryeministrit Edi Rama ku po i jepte përgjigje akuzave të opozitës për gjobat e larta ndaj shkelësve të ligjit, ka ngjallur të qeshura në sallën e Kuvendit në radhët e deputetëve demokratë, por të qeshurës nuk i ka shpëtuar as deputeti i PDIU-së Tahir Muhedini.
 
"Ju bëni sikur mbroni të varfrit, e thoni po gjobat pse kaq të larta? Por gjobat nuk janë për të varfrit, janë për ata që shkelin ligjin. Pse burg? Po burgu për çfarë është bërë? Të rri bosh e të presë ju kur t'ju vi radha e të ketë drejtësi në Shqipëri? Qeshni-qeshni se i vetmi pushtet që keni në dorë është thjesht dhe vetëm të qeshni, dhe keni gjithë pushtetin ti jepni urdhër gojës që të shqyhet pa arsye. Qeshni dhe prisni revolucionin, ndërkohë që revolucioni fiskal vazhdon", tha Rama ndërsa nga ulëset e Kuvendit u panë deputetët e opozitës si Astrit Patozi, Edi Paloka të qeshin në momentin kur kryeministri përmendi veçanërisht pyetjen "Po burgu për çfarë është bërë".

kvend gallat

patozi qesh

rama

 
Rama tha se qeveria nuk po kopjon idetë e opozitës sa i takon heqjes së taksës vjetore të biznesit të vogël.
 
"Po ju kopjojmë ju, a thua se nuk ju kemi parë, e na sollët idera kaq ndjellëse saqë ne duhet t'i kopjojmë. Këtu ishit deri para dy vjetësh dhe i nxitë jetën biznesit të vogël, me tatimin mbi fitimin taksë e sheshtë...etj. Ne i hoqëm barrën e tatimit të dyfishtë që ditën e parë", u shpreh kryeministri.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Dhuna dhe kaosi në Kuvend, PS depoziton në Parlament kërkesën për përjashtimin e 24 deputetëve të PD

Dhuna dhe kaosi në Kuvend, PS depoziton në Parlament kërkesën për përjashtimin e 24 deputetëve të PD