Informaliteti/ Rama:Penalitete edhe
më të rënda nëse vërejmë shkelje

Informaliteti/ Rama:Penalitete edhe<br />më të rënda nëse vërejmë shkelje
"Gjobat dhe penalitetet do të jenë edhe më të forta në luftën kundër informalitetit" - këtë e ka konfirmuar Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi që ka zhvilluar paraditen e së hënës me përfaqësues të biznesit shqiptar, në fokus të të cilit ka qenë lufta kundër informalitetit.

Nga informaliteti plagosen përditë ata që duhet të jenë të garantuar e të mbrojtur dhe përfitojnë të gjithë evazorët, që duhet të përgjigjen përpara ligjit. Aksioni ynë është një kundërveprim agresiv kundër kësaj situate”- ka thënë Rama. 

Rama ka theksuar se qeveria e tij ka nxjerrë nga koma ekonominë e vendit dhe ka shmangur një kolaps të plotë financiar, që do të vinte si pasojë e kolapsit të sistemit energjitik. 

"Mos harroni se 2 vjet më parë ky shtet mblidhte 23% më pak nga të gjithë kontributet dhe kaq ishin të ardhurat nga kontributet këtë vit dhe që do arrijë 27% falë punës së drejtores së doganës dhe falë një kapërcimi historik të TVSH dhe sigurimeve shoqërore. I kemi shpëtuar një kolapsi financiar si rez i një kolapsi zinxhir që do sillte re
Në në fazën e parë stabilizuam financat
"-tha kryeministri gjatë flasë së tij

Penalitetet,Rama:100 milionë gjobë nëse kapim inveentare të trukuara
Rama në fjalën e tij tha se 100 milionë lekë do të jetë gjoba nëse kapen dhe identifikohen inventar të trukuar si dhe theksoi rritje dhe shumefishim të gjobave për cilindo që nuk jep kuponin tatimor

"Kush do të kapet në kushtet e financimit të një turpi që bota e ka bërë të qartë se cfarë turpi është do të trajtohet si pronar shprehjesh.Punëtor në të zezë mund  të ketë po nesë do identifikohen do të jetë e zeza e atyre që i mbajnë. 25 vjet janë boll për detyrimin që ne i kemi si qeveri të gjithë atyre që kanë të drejtë vote por janë bërë nul"-tha Rama

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën