Informaliteti/ Shkodër, përplasen
drejtori dhe ish-drejtori i tatimeve 

Informaliteti/ Shkodër, përplasen<br />drejtori dhe ish-drejtori i tatimeve 
Ish drejtori rajonal i tatim-taksave në Shkodër Mark Laloshi dhe drejtori aktual Hysen Hysa kanë debatuar në distancë për aksionin e ndërmarrë në luftën ndaj informalitetit. Ish-drejtori Laloshi e quan të dhunëshëm aksionin. “Unë kam qëndruar përreth 1 vit e gjysëm drejtor tek tatimet.

Me qeverinë e re në 2013-ën, drejtori aktual bëri 2 vite aty dhe gjatë këtyre dy viteve nuk arriti ta zhdukë informalitetin. Nuk është punë që bëhet kaq shpejt ose e pastudiuar siç po bëhet dhe pa u organizuar mirë të gjithë strukturat e shtetit. Nuk është se nuk e kemi ditur ne në atë kohë se ka informalitet por duke mos mundr t’i japim gjë nuk kemi tentuar që t’i marrin gjë. Unë nuk bie dakord që bizneset të jenë të paregjistruara por po ashtu nuk bie dakord me këto mënyra apo me atë përceptimin e dhunës tek bizneset”.

Drejtori aktual Hysa mohon se ka dhunë gjatë aksioneve “Më vjen keq që është shprehur një gjë e tillë nga një ish-drejtues i tatimeve.Unë nuk jam i informuar për dhunë në asnjë prej subjekteve nga kontrollet që ne kemi ushtruar. Nuk e di se ku mund ta ketë parë atë dhunë ish-drejtori. Nëse është për moszbatimin e ligjit unë nuk e di se si ka punuar në këtë institucion kur ai ka drejtuar”.

Një debat është edhe për largimet nga puna teksa ish-drejtori Laloshi thotë se janë pushuar në tatime 35% e specialistëve. “Administrata tatimore duke ndryshuar në çdo moment sa herë ndryshojnë qeveritë, heqin specialistë dhe vijnë njerëz që nuk janë të specializuar.

Në drejtorinë e tatimeve të Shkodrës në këto dy vite janë larguar rreth 35% e specialistëve”. Kreu aktual Hysa kundërpërgjigjet duke thënë se nuk ka të larguar nga puna.

“Kjo mund të verifikohet dhe përveç konkurimit kur Z. Laloshi apo edhe një tjetër kanë konkuruar dhe kanë qenë pa statusin e nëpunësit civil dhe nuk kanë fituar atëherë detyrimisht janë larguar. Përveç 10 punonjësve që vijojnë të jenë në ndjekje penale dhe nuk dihet nëse do kthehen apo jo më në punë pjesa tjetër vazhdon normalisht punën dhe nuk ka të larguar nga puna”.  

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Begaj merr pjesë në inagurimin e murales së Skënderbeut dhe bashkisë së re të Cerzeto-s

Begaj merr pjesë në inagurimin e murales së Skënderbeut dhe bashkisë së re të Cerzeto-s