TIRANE - Më në fund policia ka marë frymë lirisht. Ka qënë një nga informatorët e saj që ka lajmëruar mbi vendodhjen e 37 vjeçarit Viktor Gushi, çka ka bërë që forca të shuma policie të përqëndrohen në zonën ku ndodhet fabrika e këpucëve "Filanto", ku në një banesë tre katëshe ishte marë informacioni se strehoej autori i vrasjes së arkëtares Eleonora Kalocit, argjendarit Rrapo Sinanaj dhe plagosjes së policit Skënder Elmazi. Ndërsa informatori merte "frutet" e punës së tij, duke u shpërblyer me 10 mije euro të vënë në dispozicion për çdo person që do jepte emrin e autorit të krimit, grupe të policisë janë nisur me shpejtësi në vendin e ngjarjes ku kanë bërë lokalizimin dhe arrestimin e menjëhershëm. Në momentin e arrestimit, Viktor Gushi, s'ka bërë asnjë qëndresë për shkak të befasisë së rrufeshme që agjentët e policisë kanë hyrë në dhomën gasionere, të cilën ai e kishte marë e qëra. Kaq ka mjaftuar që grupi i policëve të verë me shpatulla pas murit Viktor Gushin, çka e ka detyruar këtë të fundit të flasë duke i kërkuar policëve të mos e qëllonin, pasi ishte i gatshëm të fliste. Brenda ambjenteve të dhomës garsionere Viktor Gushi është marë për 30 minuta në pyetje, ku i është përgjigjur me qetësi oficerëve të policisë, duke i pohuar se kishte kryer dhe 7 grabitje të tjera, si dhe kishte vrarë argjendarin Rrao Sinanaj dhe arkëtaren e bankës Leonora Kaloci. Kaq ka mjaftuar që agjentët e policisë të marin frymë lirisht, duke ndjerë gëzimin për arrestimin e një seri vjedhjesh dhe vrasje të bujshme të ndodhura në kryeqytet.
GUSHI VJEDHJE DHE NE GREQI
37 vjeçari nga Patosi Viktor Gushi disa vite më parë ka kryer vjedhje të bankave dhe në shtetin Grek. Madje për këto krime dhe shpërndarjen e drogës ai është dënuar me 5 vjet burg nga drejtësia helene. Një gjë e tillë u konfirmua nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë z.Hysni Burgaj i cili ka pohuar se Gushe ka qënë për 24 orë nën mbikqyrjen e agjentëve të policisë. Madje Burgaj ka pohuar se përgjatë ditës së djeshme autori i këtij krimi ka qënë në tentativë për të bërë një tjetër grabitje tek zona e 21 dhjetorit, por në fakt nuk e ka finalizuar. Sipas Burgaj informacionet për lokalizimin dhe arrestimin e Viktor Gushit i kanë marë nga dy burime të sigurta, të cilat kanë bashkëpunuar me policinë e Tiranës. Më tej Hysni Burgaj shtoi se 37 vjeçari dyshohet edhe për vjedhje të tjera në zonën e Fierit dhe në Tiranë. Ndërkohë që për gjatë gjithë natës së djeshme efektivat e policisë kanë marë në pyetje 37 vjeçarin për të mësuar rreth mënyrës së organizimit të grabitjes së bankave dhe vrasjes së Rrapo Sinanaj dhe Eleonora Kalocit.
VRASJET ME TE NJEJTEN ARME
Bernard Çaushaj, ka pohuar se ngjarja e rëndë kërkoi angazhim të të gjitha strukturave policore Tiranë, të cilat finalizuan me sukses kapjen e autorit të këtij krimi të shëmtuar, të grabitjes së NBK bank, ku u vra arkëtarja dhe u plagos dhe punonjësi i sigurisë. Sipas Çaushaj në banesen e Viktor Gushit në rrugën "Don Bosko", ku ai qëndronte i vetëm prej 5 vitesh, janë gjetur prova të shumta materiale që hedhin drite mbi aktivitetin e tij kriminal, kryesisht grabitje, si doreza, maska, etj. Nga intervista e parë rezulton se ai është autor i disa ngjarjeve të rënda, si vrasja e argjendarit dhe disa të tjerave. Prova e parë është arma e kryerjes së krimit. Laboratori shkencor sapo e ka konfirmuar ekzaminimin e pistoletës tip "TT" dhe ka arritur në konkluzjonin se arma është përdorur në dy vrasjet e Eleonora Kalocit dhe shtetasit 62 vjeçar Rrapo Sinanaj. Sot priten që policia të dalë në një konferencë për shtyp në lidhje me autorin e vrasjeve dhe grabitjeve.
(sg/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com