“Ligji për të drejtën e informimit synon përmirësimin e mbrojtjes dhe respektimin e të drejtës për informim. Privatësia e individit do mbrohet edhe kur jepet informacion mbi dokumentet zyrtare dhe nga ana tjetër edhe do sigurojmë me elemente të gjithë eksesin e nevojshëm për informacion për qytetaret dhe të përgjegjshëm nga ana e administratës së përgjithshme.” tha Meta
“Monitorimi dhe garantimi i këtyre të drejtave , i këtyre dy shtyllave të rëndësishme nga zyra jonë. Nga njëra anë kërkon angazhim maksimal dhe nga ana tjetër kërkon bashkëpunimin e të gjithë ju, përfaqësues të shoqërisë civile dhe të gjithë publikun.” tha Besnik Dervishi Komisioneri për mbrojtjen e të dhënave personale
Harito: Rrisim transparencën, në dobi të përmirësimit të shërbimeve publike
Ndërsa Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike Milena Harito, tha se qeveria është e angazhuar për të garantuar gjithmonë e më shumë transparencë, në dobi të përmirësimit të shërbimeve publike.
Ajo tha se dy ligjet e miratuara së fundi nga parlamenti shqiptar, ligji "Për konsultimin publik" dhe ai "Për të drejtën e informimit" synojnë të konkretizojnë rritjen e transparencës në qeverisje. Në këtë drejtim Harito tha se kushdo që aplikon për punë në administratën publike e ka të garantuar transparencën. Ministrja shtoi se aktualisht kemi hyrë në fazën e konkurseve të pranimit në administratë. "Procesi është i gjithi online dhe gjithkush që aplikon për punë në administratën publike e ka të garantuar transparencën", siguroi ajo.
" Qeveria shqiptare është e angazhuar për të garantuar transparencë. Përse na duhet? Na duhet në radhë të parë për të garantuar më shumë llogaridhënie, se ku ka më shumë llogaridhënie garantohet një performancë më e lartë. Kjo sjell përmirësimin e shërbimeve publike, dhe për të konkretizuar këtë përpjekje të qeverisë, u aprovuan dy ligje. Procesi është i gjithi online dhe gjithkush që aplikon për punë në administratën publike e ka të garantuar transparencën. Për 120 pozicione të hapura në administratë kanë konkuruar 5200 persona, të zgjedhur përmes një procedure krejtësisht të selektuar. Në fund patëm një rezultat të papritur pasi nga 5200 vetë vetëm 38 arritën të kalojnë në të gjitha fazat e konkurimit", u shpreh Milena Harito, ndërsa shtoi se transparenca është rruga e duhur për të ecur përpara.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)