TIRANE- Në legjislacionin për financat vendore do të rishikohet taksa mbi tokën urbane dhe taksa e ndikimit në infrastrukturë, si edhe disa tarifa. Sipas Strategjisë Ndërsektoriale për Decentralzimin dhe Qeverisjen Vendore 2015-2020, në përgjithësi, normat treguese të taksave të përcaktuara me ligj do të rishikohen dhe NJQVve do t’u jepet më shumë liri veprimi për përcaktimin e nivelit dhe bazës së taksës (në varësi të llojit të taksës). Do të prezantohen rregullat specifike për llogaritjen e tarifave vendore.
Strategjia 2015-2020 parashikon vendosjen e sistemit të taksave të ndara kombëtare, “në përputhje me praktikat më të mira evropiane dhe do të rishikohet çdo dy vjet mjaftueshmëria e burimeve financiare për të kryer funksionet e përcaktuara me ligj”. Në vendin tonë, aktualisht ekzistojnë vetëm dy taksa kombëtare, që ndahen me qeverisjen vendore, të cilat janë taksa e regjistrimit të përvitshëm të mjeteve motorike dhe renta minerare. Edhe pse ka dispozita ligjore për ndarjen e taksës mbi të ardhurat personale (TAP) kjo nuk është materializuar asnjëherë.
/Shqiptarja.com