Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto ka inspektuar punimet në Impiantin e Trajtimit të Ujrave të Zeza në Orikum, bashkëfinancim i Bankës Islamike dhe qeverisë shqiptare në vlerën prej rreth 16 milionë USD, me impakt të jashtëzakonshëm për shërbimet ndaj industrisë turistike, duke qënë se është në një nga zonat me potencialin më të lartë turistik që ka vendi.

Aktualisht janë duke u realizuar projekte me vlerë mbi 150 milionë euro për një shërbim cilësor në furnizimin me ujë dhe trajtimin e ujrave të zeza, fillimisht në zonën perëndimore turistike, duke u shtrirë më pas në gjithë pjesën tjetër të vendit, tha Haxhinasto.