Ingvar Kamprad, ndërron
​jetë themeluesi i Ikea

Ingvar Kamprad, ndërron<br />​jetë themeluesi i Ikea<br>
Fondatori suedez i zinxhirit të mobilieve Ikea, Ingvar Kamprad, ka vdekur në moshën 91 vjeçare ne Suedi, njoftoi kompania e tij ditën e sotme në një deklaratë.

Kompania tha se z. Kamprad ishte "një nga sipërmarrësit më të mëdhenj të shekullit të 20-të".

Miliarderi, i lindur në vitin 1926 në Smoolland, themeloi Ikea në moshën 17-vjeçare.

Në vitet e mëvonshme të jetës së tij, z. Kamprad u akuzua rreth lidhjeve të tij të kaluara me grupet fashiste - diçka që ai e pranoi, por tha se ishte një "gabim".

"Ai punoi deri në fund të jetës së tij, duke qëndruar besnik ndaj motos së tij, që shumica e gjërave mbeten për t'u bërë", shtoi ajo. Z. Kamprad përfundimisht u largua nga bordi i kompanisë në vitin 2013, në moshën 87 vjeçare.

"Ingvar Kamprad ishte një sipërmarrës i madh tipik suedez jugor - punëtor dhe kokëfortë," tha kompania.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS