Iniciativa e Albana Osmanit
për fëmijët e fshatit SOS

Iniciativa e Albana Osmanit <br />për fëmijët e fshatit SOS
Lulet dhe ngjyrat ndryshojnë botën! Kështu ka ndryshuar edhe bota e fëmijëve të fshatit SOS dhe e prezantueses së njohur, Albana Osmanti. Dita e sotme, 6 maji njihet edhe si “Dita e luleve dhe ngjyrave”.



Albana ka qenë e ftuar për të marrë pjesë në një aktivitet të organizuar për këta fëmijë dhe së bashku janë argëtuar duke ngjyrosur letra me ngjyra e duke pikturuar. Fëmijët bashkë me Albanën kanë realizuar edhe një pikturë që do ta përfaqësojë Shqipërinë në një konkurs ndërkombëtar.



E frymëzuar dhe e prekur nga realiteti i këtyre fëmiëjve Albana është bërë iniciatore e një gjesti të bukur humanitar. Këtë gjë ajo e ka ndarë edhe në Facebook në faqen e saj zyrtare ku ka shkruar. “Sot në fshatin SOS në kryeqytet ,isha prezente në një ditë ku bashkë me fëmijët ndryshuam botën duke e pikturuar me ngjyra në letrat tona.



Ndjeva të kërkoj nga ju miqtë e mi një iniciativë të përbashkët. Kushdo që ka rroba,lodra, qoftë këto të fëmijëve tuaj apo të familjarëve tuaj. Së bashku le të mblidhemi Të shtunën e 18 Majit tek Top-Channel në orën 11:00.



Kjo iniciativë le të vlejë për këdo që ndjen të ndryshojë një jetë qoftë dhe me një kukull të vogël që i kujton se bota është e bukur, përherë”, - ka shkruar Albana, e cila aktualisht po modern me sukses për të dytin vit rishtaz “Fun Club”.



Vajza bukuroshe nuk njihet vetëm si një prezantuese e suksesshme por edhe si piktore pasi është diplomuar në Akademinë e Arteve. Urojmë që nisma e saj të gjej sa më shumë përkrahës, e pse jo të gjithë të dhurojmë diçka nga vetja për ata fëmijë që nuk e kanë fatin të jetojnë në një familje normale.

Redaksia Online
(j.h/xh.k/shqiptarja.com)

8/5
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin