Inovacioni në sektorin bankar- Gjoni: Bankat të përdorin teknologjitë e reja

Në javën e teknologjisë, Banka e Shqipërisë dhe bankat tregtare prezantuan nismat e fundit për të sjellë teknologjitë e reja në sistemet e pagesave të sistemit financiar.
Zëvendësguvernatoria e parë, Elisabeta Gjoni tha se, Banka e Shqipërisë synon të krijojë një mjedis sa më të favorshëm, në mënyrë që bankat dhe institucionet e tjera financiare t'i ofrojnë publikut shërbime që mbështeten në përdorimin e teknologjive të reja.
Ministrja e Inovacionit, Milena Harito, tha se sistemi bankar bën dallimin mes një ekonomie moderne dhe një ekonomie primitive. Ajo kërkoi që bankat të ndjekin zhvillimet teknologjike në këtë sektor dhe inkurajoi bankat të adoptojnë nënshkrimin elektronik.
Në vitet e fundit, përdorimi i pagesave elektronike, përfshi ato përmes internetit dhe telefonit celular po rriten me ritme të larta. Numri i kartave në përdorim ka arritur në mbi 880 mijë, ndërsa numri i llogarive bankare të aksesueshme nga interneti është rreth 145 mijë.
Qëllimi i organizmit të këtij aktiviteti është promovimi i teknologjive të reja që sektori bankar përdor në ofrimin e shërbimeve dhe produkteve për qytetarët shqiptarë. Pas prezantimeve nga bankat tregtare, në fund të këtij aktiviteti u nënshkrua dhe memorandumi i mirëkuptimit midis ALEAT dhe bankës Societe Generale Albania. Nëpërmjet aplikimit të teknologjisë së re ALEAT nga disa banka, bëhet i mundur përdorimi i kartave të identitetit edhe për shërbime bankare./atsh/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Termometri politik, sondazhi i përmuajshëm ekskluzivisht në Frontline sot në 21:00 në Report Tv