Ura E Kurcajt
TIRANË, 18 Shkurt/ ATSH/- Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës sektori Krujë, ka realizuar sot një inspektim në monumentin e quajtur  "Ura E Kurçajt", urë qe ndodhet mbi lumin Zezë, në jug të Krujës.
Specialistët e Sektorit të Krujës kanë realizuar këtë inspektim në kuadër të kartelizimit të objekteve të trashëgimisë kulturore, dhe për të parë nga afër gjëndjen aktuale që paraqet ura.
Monumenti i inspektuar nga specialistët, rezultoi të ishte në një gjëndje pjesërisht të mirë, pasi në kurbën kryesore të harkut ka pësuar një plasaritje si shkak i erozjonit të kohës, plasëritje që kërkon ndërhyrje në mirëmbjtjen e kësaj trashëgimie kulturore.
Plasëritja e urës
Ura e Kurçajt ndodhet në jug të Krujës në hyrje të fshatit Kurçaj nga ana e Krujës, mbi lumin e Zezës që buron nga Qafa e Shtamës.
Ura e Kurçajt i shërbente rrugës së shkurtër të karvaneve Tiranë-Krujë sipas këtij itinirari: Tiranë-Zall Herr-Rradhesh-Mukaj-Buronjë-Kurçaj-Barkanesh-Krujë.
Në thembrat e qemerit të madh ruhen vrimat e trarëve të poshtëm të armaturës së harkut.
Ura E Kurcajt
Ura e Kurçajt është ndërtim i shekullit të XVIII-të.
Në faqet ballore ajo është e punuar me gurë pllakë të zinj vendosur shtrirë ndërsa kalldrëmi është i bërë me breza, tip shkallësh.
Këto breza ngihen mbi bazën e kalldrëmit rreth 10-15 cm dhe shtriheshin cdo 100-120cm.
/k.m/f.n/