INSIG, Qeveria: Deri më tani s'ka
asnjë ofertë, tenderi është i hapu

INSIG, Qeveria: Deri më tani s'ka<br />asnjë ofertë, tenderi është i hapu
TIRANE - Partia Demokratike, nëpërmjet zëdhënëses Ina Zhupa deklaroi sot se “kompania e sigurimeve INSIG, pritet të privatizohet dhe pronarët e rinj janë paracaktuar. Procedurat do të jenë të kota e pa vlerë, pasi ky aset shtetëror me vlerë dhjetra milionë euro, do ti jepet miqve të kryeministrit”.
 
Lidhur me këtë reagoi qeveria duke theksuar se ” më datë 25.01.2016 Ministria e Financave ka publikuar ftesën për të gjithë të interesuarit për marrje pjesë në tenderin e privatizimit të aksonieve të shoqërisë “INSIG”. Forma e shitjes së shoqërisë “INSIG” do të kryhet nëpërmjet një tenderi të hapur dhe të gjithë kandidatët e interesuar kanë mundësi të tërheqin dokumentacionin pranë Ministrisë së Financave deri më datë 09.03.2016″.
 
“Ndryshe nga çfarë pretendon Partia Demokratike, deri më tani nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë ofertë konkrete, pasi ashtu siç parashikohet edhe në kalendarin e procedurave të tenderit. Të gjitha ofertat do të dorëzohen nga kandidatët më datën 10.03.2016 para komisionit te vlerësimit të ofertave, në Ministrinë e Financave”, nënvizon qeveria. /ATSH/

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois