Inskenoi grabitjen dhe më pas vdekjen e tij në Pukë, nis gjyqi i themelit në Shkodër ndaj Davide Pecorellit! Italiani përballet me 5 akuza

Inskenoi grabitjen dhe më pas vdekjen e tij në Pukë, nis gjyqi i themelit në Shkodër ndaj Davide Pecorellit! Italiani përballet me 5 akuza

Davide Pecorelli

Ka nisur në Gjykatën e Shkodrës gjyqi i themelit ndaj Davide Pecorellit, biznesmenit italian që inskenoi vrasjen e tij përmes djegies së sajuar të trupit brenda një makine në janar të vitit 2021. Seanca e parë nuk ka qenë e mundur të zhvillohet për shkak se Pecorelli nuk ka marrë dijeni në lidhje me zhvillimin e saj.

Për këtë arsye, gjykata ka vendosur zhvillimin e seancës së radhës në muajin korrik, në mënyrë që t’i krijoj kohë Davide Pecorellit për të dërguar një shkresë që është në dijeni të zhvillimit të gjyqit.

Pas kësaj Pecorelli pritet të caktoj një avokat shqiptarë, i cili të ndjek seancat e radhës që do të zhvillohen në vendin tonë dhe njoftimi të bëhet tek ky i fundit, për të shmangur dërgimin e letër porosive të komunikimit në drejtim të Italisë, të cilat kërkojnë kohë.

Gjyqi për Pecorellin ka nisur me 5 akuza në total që rëndojnë ndaj tij: “Mashtrimi", "Dhunimi i varreve", "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës", "Shkatërrimi i pronës me zjarr" dhe "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror". Shqipëria kërkon ekstradimin e tij, por 2 javë më parë Gjykata e Apelit të Perugias caktoi një datë të re për zhvillimin e gjyqit për vendimin e ekstradimit, datën 14 nëntor të këtij viti.

Davide Pecorelli u zhduk në janar të 2021 Pukë, ku gjet e djegur makina që ai kishte marrë me qira, brenda së cilës u gjetën edhe mbetje skeletore. E teksa autoritetet italiane dhe ato shqiptare u ngritën në këmbë për të mësuar se çfarë kishte ndodhur me biznesmenin, më 17 shtator ai u gjet shëndoshë e mirë. Kur të gjithë e dinin të vdekur, biznesmeni italian Davide Pecorelli, u shfaq për mrekulli shëndoshë e mirë në një gomone pranë ishullit Montecristo, duke tronditur jo pak e duke sjellë me vete edhe 'historinë' se ku kishte qenë dhe çfarë kishte bërë përgjatë 9 muajve që ishte shpallur i zhdukur. "Po kërkoja një thesar" tha ai, deklaratë që habiti jo pak, thuajse aq sa edhe rishfaqja e tij. 

Me intinerarin nga Rinasi drejt Shkodrës e më pas në Pukë ai humbi gjurmët duke djegur brenda automjetit një skelet të cilin rezulton se e ka marrë duke dëmtuar një varrë në varrezat e Pukës. Për disa javë ky u bë lajmi që shqetësoi hetuesit mes Italisë e Shqipërisë ku një grup i posaçëm zbarkoi në Pukë. Por teksa hetimet ishin në vijim, rezultoi se eshtrat e gjetura në automjetin e djegur model skoda i përkisnin një tjetër AND-je dhe jo pemës gjenetike të familjes Pecorelli.

Ai u paraqit disa javë pasi inskenoi këtë zhdukje në policinë italiane e cila e gjeti atë në bordin e një varke duke shkuar drejt ishullit “Monte Cristo” ku ai pretendonte se kishte zbuluar një thesar antik. Ndërsa hetimet zbuluan se të gjithë këtë skemë ai e kishte përgatitur për t’iu shmangur borxheve që kishte nga biznesi i parukerisë dhe modës në Itali. Pecorelli rezulton se kishte edhe një bashkëshorte shqiptare e cila asnjëherë nuk pranoi të flasë për mediat për arsyen e zhdukjes së bashkëshortit që kishte disa hyrje dalje në Shqipëri dhe ndalesa në Tiranë, Vlorë, Shkodër dhe Pukë.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)