Inspektimi financiar publik 'Ligji
synon efiçencë ndaj korrupsionit'

Inspektimi financiar publik 'Ligji<br />synon efiçencë ndaj korrupsionit'
Ligji “për inspektimin financiar publik”, synon të rrisë efektivitetin në luftën kundër keqmenaxhimit të rëndë financiar dhe korrupsionit. Kështu deklaroi zëvendësministri i Financave, Erjon Luçi gjatë prezantimit në komisioin parlamentar të Ligjeve

Ai theksoi po ashtu se p/ligji, i hartuar nga ministria e Financave me mbështetjen e BE-së, paraqet një rëndësi të veçantë në reformat financiare me fokus intensifikimin e luftës kundër korrupsionit. Ai po ashtu, tha Luçi, inkurajon çdo subjekt publik dhe punonjës që të denoncojë këtë fenomen, me qëllim ndëshkimin e praktikave korruptive dhe vënien para përgjegjësisë të shkelësve të ligjit.

Nga vlerësimi i deritanishëm i procesit të inspektimit financiar publik, janë hasur një sërë problematikash duke e vlerësuar të nevojshëm rishikimin e ligjit aktual, sidomos në drejtim të rritjes së kapaciteteve inspektuese.

Objektivi i projektligjit është mbrojtja e interesave financiare të njësive publike kundrejt keqmenaxhimit të rëndë financiar, mashtrimit, vjedhjes, shkatërrimit të pronës, shpërdorimit të detyrës apo korrupsionit, si dhe konfirmimi i zbatimit të ligjshmërisë në përdorimin e fondeve publike dhe dhënia e ndihmës në përmirësimin e menaxhimit financiar publik.

Sipas Luçit, subjekt i inspektimeve financiare publike do të jenë njësitë e qeverisjes së përgjithshme; shoqëritë shtetërore, organizatat jofitimprurëse dhe autoritetet e përbashkëta që zotërohen, kontrollohen, financohen ose garantohen financiarisht nga një njësi e qeverisjes së përgjithshme, ose në të cilën, një njësi e qeverisjes së përgjithshme, zotëron apo kontrollon një pjesë të pasurisë. Kjo i jep të drejtën e kontrollit çdo personi fizik apo juridik, vetëm për fondet që përfiton nga buxheti i shtetit, Bashkimi Evropian apo fondet në bazë të një marrëveshjeje ndërkombëtare, ku përfitues është shteti shqiptar./ATSH/

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Liga e Kombeve/ Deschamps lë jashtë Francës sulmuesin Kylian Mbappe

Liga e Kombeve/ Deschamps lë jashtë Francës sulmuesin Kylian Mbappe