TIRANE- Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik i Tiranës, në lidhje me ankesat e banorëve për ndërtimet pa leje shprehet se nuk ka një numër të saktë të ndërtimeve pa leje në kryeqytet.
“Nuk ka një numër të ndërtimeve pa leje që janë bërë në kryeqytet. Ne, pasi na vijnë ankesat bëjmë verifikimet në terren për to. Ne çojmë inspektorët tanë në terren dhe verifikojmë. Përgjigja e çdo ankese kthehet pas 30 ditësh, nga bërja e ankesës" shprehen burime nga Inspektoriati Ndërtimor i Tiranës.
Po këto burime thonë se ndërtimet pa leje në kryeqytet këtë muaj janë shtuar. “Edhe pse masat e marra nga Inspektorati Ndërtimor Urbanistik i Tiranës kanë qenë të shumta, ndërtimet janë shtuar pa masë” thonë këto burime.
Ndërsa bëjnë apel për denoncim të çdo ndërtimi pa leje. Ndërsa kreu i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik të Tiranës, Florenc Hoxha, shpesh herë është shprehur se nuk do të lejohet asnjë ndërtim i jashtëligjshëm në kryeqytet dhe se ato që janë ndërtuar deri më tani do të shemben.
Ditët e fundit Inspektorati Ndërtimor Urbanistik, ka ndërmarrë disa aksione për prishjen e disa ndërtimeve pa leje. Por këto masa duket se nuk kanë trembur qytetarët dhe pronarët e shumë lokaleve dhe bareve që kanë zënë hapësirat publike të kryeqytetit.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com