Instalacioni i Anri Salës befason Bergamon, liria individuale dhe zbërthimi i imazhit në ekranin 16 m

Liria individuale e artistit të talentuar Anri Sala, me origjinë Shqiptare dhe të mirënjohur nga publiku ndërkombëtar, prezantohet ne qytetin e Bergamos me instalimin Transfigured në Palazzo della Ragione, që konsiderohet zemra rrahëse e qytetit antik.  

Pikërisht ne Sallën Prestigjoze të Kapriatave, Artisti i famshëm Anri Sala (Tiranë, 1974), duke u nisur nga një instalim audio-viziv,Time No Longer (Nuk ka më kohë), integron, nëpërmjet tingujve të muzikës dhe imazhit të një gramafoni që rrotullohet, një dialog intensiv me Pallatin, me historinë e tij shekullore e lashtësinë e afreskeve që e banojnë atë. 

Brenda sallës, nëpërmjet një ekrani prej 16 metrash projektohet imazhi i një gramafoni që ‘noton’ në gravitetin zero në një stacion hapësinor, nën tingujt e një aranzhimi të ri të Kuartetit për Fundin e Kohës (Quartet for the End of Time). Kuarteti për Fundin e Kohës u kompozua nga francezi, Olivier Messiaen në vitin 1941 gjatë burgosjes në një kamp gjerman, ku e prezantoi për herë të parë së bashku me tre muzikant që gjithashtu ishin të dënuar - para një publiku të të burgosurish dhe rojeve të tij.

Në veçanti, për realizimin e Time no Longer - artisti Sala është frymëzuar nga "The Abyss of the birds” (Humnera e zogjve), shkruar për klarinetë dhe luajtur nga muzikanti algjerian Henri Akoka. Klarineta e Akokës përjetohet dhe arrin te spektatotët e ekspozitës me emocion, falë aranxhimit të realizuar nga Anri Sala në bashkëpunim me muzikantin André Vida dhe sound designer Olivier Goinard, i cili dueton me saksofonin e Ronald McNair, astronauti afroamerikan, i cili ishte planifikuar të regjistronte një solo në bordin e Space Shuttle Challenger. Kjo do të ishte pjesa e parë muzikore origjinale e regjistruar në hapësirë nëse anija spaciale nuk do të shpërbëhej disa sekonda pas ngritjes,duke vrarë në mënyrë tragjike astronautët në bord në vitin 1986.

Anri Sala pra evokon dhe ndërthur dy periudha historike, secila në vetminë dhe forcën e vet, duke shkrirë nëpërmjet muzikës për pak çaste tingujt e klarinetës dhe saksofonit, dhe nëpërmjet ndriçimit që forcohet dhe zbehet e gramafonit në lëvizje krijon një dimension misterioz që e perjeton çdo spektator që është prezent në sallë. Artisti Anri Sala shoqëron e drejton përkohësisht shikuesit në një dimension kohor midis të kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes.

GameC – që është akronimi i Gallerisë Artit Modern e Bashkëkohor Bergamos, tridhjetë vjetorin e krijimit të saj e inauguron me ekspozitën audio vizive të artistit të mirënjohur Anri Sala, e hapur për publikun nga data 10 qershor deri me 16 tetor 2022 në Palazzo della Ragione, Sala delle Capriate në Bergamo. 

Më poshtë një përmbledhje e ekspozitave më domethënëse të artistit Anri Sala në të cilat ka marrë pjesë.

Puna e tij ka qenë objekt i ekspozitave personale në Kunsthaus Bregenz (2021); Buffalo Bayou Park Cistern, Hjuston (2021);  Centro Botìn, Santander (2019);  Mudam, Luksemburg (2019);  Kështjella e  Rivoli, Torino (2019);  Museu Tamayo, Mexico City (2017);  Muzeu i Ri, Neë Jork (2016);  Haus der Kunst, Mynih (2014);  Qendra Pompidou, Paris (2012);  Galeria Serpentine, Londër (2011);  Muzeu i Artit Bashkëkohor North Miami (2008);  dhe ARC, Musée d'Art Moderne de la Ville de Paris (2004).  Ai gjithashtu ka marrë pjesë dhe në bienale të ndryshme ndërkombëtare, duke përfshirë Bienalen e Pesëdhjetë e shtatë të Venecias (2017)), Bienalen e Njëzet e nëntë të São Paulo (2010), Bienalen e Dytë të Artit Bashkëkohor në Moskë (2007), dhe Bienalen e Katërt të Berlinit (2006).  Në vitin 2013, ai përfaqësoi Francën në Bienalen e Pesëdhjetë e pestë të Venecias.

SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë