Në spitalin e Shkodrës është instaluar skaneri i ri 64-slice CT, i pajisur me teknologjinë e avancuar të Angio-Skanerit.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ky skaner përveçëse ofron imazhe me rezolucion të lartë, ofron edhe ekzaminim më të shpejt përfshirë këtu diagnostikimin e avancuar të patologjive neurologjike, kardiovaskulare, pulmonare, abdominale dhe të rasteve urgjente.

“Mirëmëngjes, nga Spitali Rajonal Shkodër ku është instaluar Skaneri i ri 64-slice CT, i pajisur me teknologjinë e avancuar të Angio-Skanerit.

Ky skaner ofron imazhe me rezolucion të lartë, kohë më të shpejtë ekzaminimi dhe mundësi për diagnostikimin e avancuar të patologjive neurologjike, kardiovaskulare, pulmonare, abdominale dhe të rasteve urgjente.

Një investim që përforcon kapacitetet diagnostikuese të Spitalit Rajonal Shkodër dhe përmirëson aksesin e qytetarëve në shërbime moderne shëndetësore, pranë vendbanimit të tyre”, thuhet në postimin e Ministrisë së Shëndetësisë.