INSTAT: 111.083 ndërmarrje ushtruan aktivitet ekonomik gjatë 2013

TIRANE, 25 Qershor/ATSH/- 111.083 ndërmarrje ushtruan aktivitetin ekonomik gjatë vitit 2013 krahasuar me 106.387 ndërmarrje aktive gjatë 2012 bëri të ditur INSTAT. Sipas statistikave 123,332 njësi lokale aktive numërohen në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Krahasuar me vitin 2012 numërohen 4.700 njësi lokale më shumë. Qarku i Tiranës, krahasuar me një vit më parë shënon një rritje me 4.182 ndërmarrje aktive, ndërsa qarqet Durrës dhe Shkodër kanë një rënie respektivisht me 1.026 dhe 598 ndërmarrje.
Në vitin 2013 u hapën 12.131 ndërmarrje, krahasuar me 12.828 që u regjistruan në vitin 2012. 36,9 % e ndërmarrjeve të reja kanë aktivitet ekonomik "tregti". Në grupin e tregtisë mbizotërues me 72,5% është "tregtia me pakicë përveç tregtisë së automjeteve dhe motorçikletave". 84,8 % e ndërmarrjeve aktive janë prodhues të shërbimeve. Gjatë vitit 2013, në këtë grup operojnë 3.817 ndërmarrje më shumë se viti 2012. Në vitin 2013, sipas INSTAT-it 797 ndërmarrje janë klasifikuar si tatim pagues të mëdhenj, ndërsa 54,1 % e ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta janë me origjinë nga Italia e Greqia dhe 27,8 % e ndërmarrjeve aktive menaxhohen nga femrat.Ndërmarrjet me aktivitet ekonomik tregti, akomodim dhe shërbim social mbizotërojnë me 56,4 %.Aktiviteti tregtar vazhdon të jetë më i preferuari në vendim marrje për një aktivitet të ri dhe përfaqëson 36.9 % të ndërmarrjeve të reja. Në grupin e prodhuesve të të mirave mbizotërues janë ndërmarrjet me aktivitet ekonomik industri, 61,4 %.
Në grupin e prodhuesve të shërbimeve mbizotërues janë ndërmarrjet me aktivitet ekonomik tregti, 47,6 %.Industria dhe shërbime të tjera si: arsim, shëndetësi e ndërmjetësime financiare, përfaqësojnë 76,5 % të ndërmarrjeve me 50 e më shumë të punësuar.
Rreth 90 % të ndërmarrjeve janë me 1-4 të punësuar. Pjesa më e madhe, 69 %, janë me vetëm një të vetë-punësuar.Ndërmarrjet e mëdha me 50 e më shumë të punë-suar përfaqësojnë 1,3 % të ndërmarrjeve gjithsej, por kontributi i tyre në punësim është shumë i ndjeshëm, 26,7 %. Rreth 52 % e ndërmarrjeve aktive janë përqendruar në qarqet Tiranë e Durrës.Mbizotërimi i prodhuesve të shërbimeve është dukuri  në të gjitha qarqet, dhe luhatet nga 80,0 % në qarkun e Vlorës deri në 87,5 % në qarkun e Tiranës.Në vitin 2013 shkalla e lindshmërisë së ndërmarrjeve është 10,9 % nga 12,2 % në vitin 2012. Gjatë këtij viti janë krijuar 12.131 ndërmarrje të reja. Qarku i Tiranës ka shkallën më të lartë të lindshmërisë me 12,9 %, ndërsa qarku i Beratit më të ulët me 7,7 %. /a.gjonaj/./a.g/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti